Trump jep goditjen në Siri: Lartësitë Golan do njihen si territor i Izraelit

Postuar në 21 Mars, 2019 22:20

Deklaroi tërheqjen nga Siria dhe për këtë u kritikua ose u analizua gjerë e gjatë. Por presidenti amerikan Donald Trump nuk ka munguar të ofrojë surprizën e radhës duke sfiduar një realitet ndërkombëtar në Lindjen e Mesme. Përmes një statusi në tuiter, Trump shkruan se ka ardhur koha që Lartësitë Golan t’i njihen Izraelit si territor i vet. Sipas tij kjo rrafshnaltë ka rëndësi për paqen rajonale.

Statusi ka qenë mesa duket i paranjoftuar pasi kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu, ka reaguar menjëherë duke falënderuar Trump për vendimin e tij “të guximshëm”.

Në kohën kur Irani po kërkon ta përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin, Presidenti Turmp me guxim ka njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan. Ju mund ta merrni me mend se çfarë do të ndodhte nëse Izraeli nuk do të kishte kontrollin e Lartësive Golan. Do të kishim Iranin në Detin e Galilesë

citohet Netanyahu.

Vendimi i Trump, i njoftuar si zakonisht në rrjetet sociale ka provouar reagime. BBC-ja citon Richard Haas, një ish zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, aktualisht president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë që është shprehur se kundërshton fuqimisht vendimin e Trump.

Sipas tij një akt i tillë bie ndesh dhe shkel një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që është miratuar që në vitin 1981, e cila e konsideron nul vendimin e Izraelit për marrë nën kontroll Lartësitë në fjalë.

Izraeli e mori territorin prej 1200 km2 në vitin 1967, gjatë Luftës së Gjashtë Ditëve dhe e mbajti atë dhe pas sulmit sirian për të rimarrë territorin në vitin 1973. Ka rreth 20 mijë kolonë izraelitë në këtë rajon krahas 20 mijë sirianëve druzhë që jetojnë aty.

BBC-ja e shikon aktin e fundit si një mbështetje për Netanyahun në prag të zgjedhjeve dhe kur kryeministri izraelit ndodhet para akuzave për korrupsion. Politika e Trump në Lindjen e Mesme ka ndryshuar kurs: ai është shprehur pro Izraelit në mënyrë të hapur duke miratuar ato që deri më dje quheshin qëndrime të njëanshme të TelAvivit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo që ndodhet për vizitë në Izrael, kokretisht në Jeruzalem, është pyetur mbi statusin e presidentit, por ka refuzar të bëjë komente.

Ka rënë po ashtu në sy se Pomepo nuk ka planifikuar takime me drejtuesit palestinezë siç ka ndodhur çdo herë me zyrtarët amerikanë që vizitojnë rajonin. Nuk është e qartë se çfarë e ka vënë në lëvizje këtë ndryshim, ndërkohë që një muaj më parë mediat vunë në dukje ndryshimin e përshkrimit nga DASh të Lartësive Golan, nga territore "të pushtuara nga Izraeli”, në territore “të kontrolluara nga Izraeli”.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Trump deklaron ato qe dhe vete Izraeli nuk i ka deklaruar! Nje politikan qe ka ndare jo vetem amerikanet me dysh, por po ndan edhe boten!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.