Krijesë e çudtishme në Antarktikë (Video)
Një krijesë e çuditshme u zbulua për herë të parë në ujërat e Oqeanit të Jugut. Krijesës iu dha emri "pule pa kokë - përbindësh". Krijesa e pazakontë u filmua me pajisje të reja nënujore të shkencëtarëve australianë në Antarktik, si pjesë e programit të Divizionit Australian të Antarktidës. Në të kaluarën, ajo ishte hasur vetëm në Gjirin e Meksikës, në një thellësi prej 2,500 metrash! Madhësia e saj fillon në 11 centimetra dhe mund të arrijë deri në 25 cm.
"Një pjesë e materialit që shohim pas kamerave është magjepsëse dhe përfshin lloje që nuk i kemi parë kurrë në këtë anë të botës",-thotë drejtuesi i projektit Dirk Welsford.
Add new comment