Akti i parë i bashkëqeverisjes
Veting në politikë, pas atij në rradhët e gjyqësorit dhe policisë ka propozuar Lulzim Basha nga Elbasani në mbledhjen e dytë që opozita mbajti në Elbasan, pas asaj në Shkodër.
“Vendimi ynë është ti japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin”-ka deklaruar Lulzim Basha
Kjo kërkesë e demokratëve pritet të depozitohet të premten si amendament kushtetues në kuvend. Sipas opozitës vetimgut duhet t’i nënshtrohen nga kryeministri, ministrat, deputetët, krerët e bashkive, drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë publikë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës që e ka ftuar Bashën të ulen sa më parë në bisedime.
Add new comment