Kush janë autorët e përgjimit të publikuar nga PD?

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” hapej sot me një kopertinë me titullin: Javë arrestimesh?
Në foto siç shihet paraqitet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ish-ministri Saimir Tahiri. Nuk dihet nga buron ky entuziazëm i PD-së e cila nuk ka atë forcë të tillë politike sa të përligjë arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të PS-së. Për Tahirin është tanimë në fuqi arresti shtëpiak, por për Xhafën, PD-ja ka paraqitur disa akuza dhe një audio-përgjim të cilat i shpall si prova të mjaftueshme për largim e mandej arrestim të tillë.
Përtej lojës politike që po zhvillohet e ku duket se PD-ja po ndihmohet nga brenda PS-së, PD-ja nuk ka sqaruar se cili është burimi i audio-përgjimit ku pretendohet se flet vëllai i ministrit aktual të Brendshëm. Është detyrim ndaj opinionit publik zbardhja e autorëve të përgjimit, pasi ashtu kuptohet edhe qëllimi I përgjimit që është qepur keq.
Add new comment