Kufiri detar/Ministri i Jashtëm fiton ndjesi pozitive për Presidentin e Republikës

Postuar në 06 Mars, 2018 17:17

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka ndryshuar tonin dhe gjuhën në adresë të Presidentit të Republikës, të cilin vetëm pak ditë më parë në Komisionin e Jashtëm, e cilësoi si të paditur për plotfuqinë.

Në një intervistë për Vizion Plus - televizioni që ka publikuar komunikimin zyrtar mes Presidencës dhe qeverisë, Bushati thotë se në negociatat me Greqinë, qeveria dhe Presidenti janë një skuadër.

E kam thënë edhe në të shkuarën, Presidenti është në të drejtën e tij që të kërkojë informacione, të ngre pikpyetje për çështje nga më të ndryshimet që lidhen me këtë proces, por jo vetëm dhe është përgjegjësia jonë për t’ju përgjigjur me informacion dhe ekspertizë. Nga të gjitha kontaktet, nga të gjitha bisedat, ndjesia ime është që Presidenti i Republikës është po aq i interesuar sa dhe ne, për të vijuar më tej këtë temë. Në analizë të fundit, më duhet ta them per opinionin publik, ne jemi një skuadër. Nuk është se po negocion Qeveria me Presidentin e Republikës, sepse në këtë proces do të negociohet pala shqiptare me palën greke dhe persa i përket shtetit shqiptar, duke filluar që nga Presidenti i Republikës e deri tek zyrtari më i ulët në këtë rang, jemi të gjithë në një skudër”, tha Bushati.

Ky është hapi I dytë pas Vettingut në polici që PS-ja dhe LSI-ja afrohen në qëndrime apo japing mesazhe afrimi. Për çështjen e detit duket se qeveria e Edi Ramës po kërkon çlirimin e çdo situate për të vijuar me negociatat, sikurse nga presidenti po kërkohet një rol dhe pjesë në suksesin e pritshëm.

Për Meçollarin, që së fundmi po akuzohet edhe si hajdut batanijesh nga “shërbimi sekret studentor” i Partisë Demokratike, Presidenti Ilir Meta, nuk ka shprehur ndonjë rezervë. Nuk është çudi që ndjesitë positive të ministrit të Jashtëm të kurorëzohen me një miratim nga presidenca, për ta lënë PD-në, apo më saktë Sali Berishën të vetëm në betejën e tij kundër një negociate të re.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.