"Negociatave për detin po u bëhet opozitë kafeneje"
Për negociatat mbi kufirin detar ka një lloj akuze se mungon transparenca, ndonëse palët kanë folur për parimet mbi të cilat po diskutohet, që është ai i barazlargësisë dhe barazisë së interesave, çka deri më tani duket se lë të dyja palët të kënaqura.
Ka një merak nga skeptikët se populli nuk është përfshirë në negociata. Nga njëra anë presidenti shqiptar kërkon harta dhe piketa, ndërsa opozita greke kërkon sqarime teknike. Paralele që ngrihet më shumë mbi parashtrime populiste sesa shqetësime të bazuara në argumenta.
Ka qenë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili i është përgjigjur pyetjeve të opozitës lidhur me negociatat për çështjen e e kufirit detar me Shqipërinë. Në sqarimin adresuar deputetit Vasilis Kikilas, Kotzias thotë se çështje të tilla serioze nuk mund të trajtohen si diskutimet në kafene.
Duke iu referuar një termit të përdorur nga deputeti për ndikimin e ishujve të vegjël në përllogatitjen e ujërave territorizle Kotzias nuk e kursen ironinë. "Unë nuk e kuptoj se çfarë doni të thoni me" ndikimi i ishujve të vegjël. Një term i tillë "nuk gjendet askund në literaturën mbi Ligjin Ndërkombëtar të Detit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare"- shkruan Kotzias.
Kotzias kërkon nga deputeti të rishkruaj pyetjen pasi sipas tij bëhet fjalë për një shqyrtim parlamentar dhe jo një debat në kafene. Ministri i Jashtëm grek thekson se "politika e jashtme greke duhet të kryhet me seriozitet, përgjegjësi dhe efektivitetit, dhe jo politikë përshtypjesh e dominuar nga protagonizmi.
Add new comment