Bepe Grillo largohet nga Pesë Yjet
Dorëheqje e bujshme apo lëvizje taktike? Bepe Grillo duket se ka braktisur Lëvizjen e Pesë Yjeve 5 që ai vetë e themeloi përmes blogut të tij, duke deklaruar se është velur politikisht.
Grillo ka fshirë edhe pjesën më të madhe të postimeve për partinë nga blogu i tij duke ndryshuar profilin dhe u përqëndruar në teknologjinë dhe vizionet e së ardhmes si pjesë e një "aventure çlirimtare".
Ai shtoi se është mërzitur duke dhënë mendime edhe pse i pëlqen të japë opinione. Shumë e interpretojnë lëvizjen e tij si një veprim taktik për të rritur shanset e fitores në zgjedhjet e 4 marsit.
69-vjeçari Grillo kishte thënë ditë më parë se për partinë e tij, dalja e Italisë nga euro nuk është më një zgjidhje e përshtatshme. Partia e Bepe Grillos, e cila është në mënyrë të qëndrueshme në sondazhe përpara zgjedhjeve të 4 marsit, ishte fillimisht në favor të mbajtjes së një referendumi për largimin nga eurozona. Tani, siç pretendon ai, ky opsion është vetëm një zgjidhje e fundit.
"Unë besoj se nuk është më koha e duhur për Italinë të largohet nga euro", tha kreu i partisë, Luigi di Maio, në një intervistë me RAI. "Referendumi është strehimi i fundit, të cilin shpresojmë të shmangim", shtoi ai.
Add new comment