largohet

Fondacioni "Soros" largohet nga Hungaria

Postuar në 15 Maj, 2018 11:08

Fondacioni i miliarderit amerikano-hungarez George Soros, i njohur për financimin e një serie e organizatash jo-qeveritare, ka njoftuar largimin nga Hungaria, në përgjigje të politikave "represive" të qeverisë së  Viktor Orban.

"Të ballafaquar me një ligj politik dhe mjedis gjithnjë e më represiv në Hungari, Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (OSF) zhvendos aktivitetet dhe stafin nga Budapesti në kryeqytetin gjerman"- thuhet në njoftimin e institutit të themeluar nga George Soros.

Bepe Grillo largohet nga Pesë Yjet

Postuar në 26 Janar, 2018 16:51

Dorëheqje e bujshme apo lëvizje taktike? Bepe Grillo duket se ka braktisur Lëvizjen e Pesë Yjeve 5 që ai vetë e themeloi përmes blogut të tij, duke deklaruar se është velur politikisht.
Grillo ka fshirë edhe pjesën më të madhe të postimeve për partinë nga blogu i tij duke ndryshuar profilin dhe u përqëndruar në teknologjinë dhe vizionet e së ardhmes si pjesë e një "aventure çlirimtare". 

Miliarderi Karl Aikan lë detyrën si këshilltar i Tramp

Postuar në 19 Gusht, 2017 12:08

Miliarderi  amerikan, Karl Aikan njoftoi largimin si konsulent i Donald Tramp për çështjet e liberalizimit të ekonomisë. Nuk dihet nëse ky vendim ka lidhje me deklaratat e presidentit amerikan për dhunën në Charlottesville. Aikan, 81 vjeç dhe një ndër agjentët më të njohur të Wall Street. Ai u emërua në dhjetor si 'këshilltar special' i Tramp me mision kryesor "lehtësimin"  e vendit nga "rregullat e shkatërruese” që pengojnë zhvillimin ekonomik" të SHBA-ve.

PD i largohet Reformës në Drejtësi, e heq nga prioritetet e axhendës politike

Postuar në 31 Maj, 2016 10:56

Në një njoftim për median Partia Demokratike tha se alternativa e saj për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme mori mbështetjen e Partisë Popullore Europiane. Lulzim Basha ishte ne Luksemburg në 40 vjetorin e PPE-së, ku drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, folën për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj.

Parashikimi NATO-s për Assadin: largohet pas gjashtë muajsh

Postuar në 21 Tetor, 2015 08:59

NATO po analizon një dalje strategjike për rreth 6 muaj të presidentit sirian Bashar al Assad në përpjekjet e saj për t’i dhënë një zgjidhje krizës në Siri, shprehet media turke që citon burime nga qeveria e Ankarasë që, sipas të njëjtave burime, ka dhënë miratimin e saj për këtë zgjidhje. Në bazë të këtij plani hipotetik, gjatë një periudhe tranzitore prej 6 muajsh roli i Assadit do të jetë thjesht simbolik, duke filluar një kalim gradual të pushtetit. “Punimet për një plan për largimin e Assadit janë duke u zhvilluar.

Hahn largohet i dëshpëruar, dështojnë bisedimet mes partive politike

Postuar në 20 Tetor, 2015 09:33

Pas 12 orë bisedimesh përfundoi pa marrëveshje për çështjet e hapura nga marrëveshja e Përzhinos, takimi i liderëve politikë me ndërmjetësimin e eurokomisionerit Johannes Hahn, raporton Agjensia e lajmeve INA. “Përfundimisht, kjo nuk ishte ditë e mirë. Nuk arritëm marrëveshje, por mbetem optimist. Shpresoj se liderët e kuptuan seriozitetin  e situatës.

Subscribe to RSS - largohet