Fondacioni "Soros" largohet nga Hungaria
Fondacioni i miliarderit amerikano-hungarez George Soros, i njohur për financimin e një serie e organizatash jo-qeveritare, ka njoftuar largimin nga Hungaria, në përgjigje të politikave "represive" të qeverisë së Viktor Orban.
"Të ballafaquar me një ligj politik dhe mjedis gjithnjë e më represiv në Hungari, Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (OSF) zhvendos aktivitetet dhe stafin nga Budapesti në kryeqytetin gjerman"- thuhet në njoftimin e institutit të themeluar nga George Soros.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban i cili u rizgjodh triumfalisht në zgjedhjet parlamentare akuzon miliarderin, George Soros se kërkon të përmbytë Hungarinë dhe në veçanti Europën Lindore me emigrantë.
Parlamenti hungarez do të shqyrtojë në javët e ardhshme një paketë të re ligjesh të emërtuara "Stop Soros" ku parashikon ndër të tjerash kontroll më të rreptë mbi fondacionet dhe taksimin e organizatave joqeveritare. Të gjitha këto masa legjislative janë kritikuar rreptë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Fondacioni u themelua nga George Soros në vitin 1980, me një prani në disa vende. Në Hungari, Fondacioni shpenzon rreth një milion dollarë në vit për mbështetjen e 30 OJQ-ve.
Add new comment