Turqi/Largohen nga puna 2 756 punonjës të shërbimit publik

Pastrimi i zyrave shtetërore nuk ndalet në Turqi. Të djelën u larguan nga puna 2 756 njerëz të tjerë, që sipas raportimeve të ndryshme, në sytë e autoriteteve turke kanë lidhje me grushtin e shtetit të një viti më parë.
Mes të larguarve thuhet se janë 637 persona nga ushtria dhe 105 akademikë. Dekreti i emergjencës i konsideron të larguarit si njerëz me lidhje me struktura terroriste që veprojnë kundër interest kombëtar të Turqisë. Gjenda e Jashtëzakonshme është shtyrë pesë herë në Turqi që nga grushti i shtetit dhe nën këtë regjim juridik, pushteti turk po kryen pastrime massive.
Dhe me spastrimet happen edhe vende të reja pune pë rata që regjimi I Erdoganit i shikon si të besueshëm. Kryeministri turk, Binali Yildirim citohet të jetë shprehur se Brenda vitit 2018, qeveria turke do të rekrutojë 110 000 njerëz të rinj për nevoja të institucioneve publike, mes të cilëve 36 000 personel mjekësor dhe 20 000 mësues.
Comments
Sa me lart do te ngrihet ky
Sa me lart do te ngrihet ky aq me shume do ti dhembi kur te bjere. Ky eshte me keq se trumpi.
Add new comment