"Forca e ligjit" apo ligji i të huajve!

Postuar në 05 Nëntor, 2017 20:18

Plot 20 minuta fjalim të kryeministrit Rama në komunikimin e javës për t’iu thënë qytetarëve se më në fund forca e ligjit do të veprojë, pasi do të nisë një operacion për goditjen fatale të krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me politikën, ku do të jenë të përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Dukshëm i trazuar nga rrëzimi i kartës morale të qeverisë pas skandalit Tahiri, Edi Rama la të kuptohet se e vërteta nuk është ajo që thotë opozita, ndonëse shumë denoncime të saj janë faktuar.  Kryeministri tha se askush nuk do të tolerohet, përfshirë edhe njerëzit e politikës që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Bindje kjo që mesa duket buron nga përfshirja e të huajve në këtë histori. Dhe me gjasë fakte të reja që pritet të dalin detyruan dhe kryeministrin ta pranojë se të ndëshkuar do të ketë majtas dhe djahthas.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Bla-bla-bla! Der-der-der! Zhu-zhu-zhu! Gerr-gerr-gerr! Kesaj radhe ama, seriozisht e kam!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.