te huajt
2011-2022, emigroi 7.5% e popullsisë. Strategjia e migracionit përfshin punësimin e të huajve
Qeveria ka hedhur për konsultim publik strategjinë për qeverisjen e emigracionit dhe planin e veprimit. Nisur nga numri i madh i të larguarve nga vendi përgjatë viteve të fundit, qeveria ka hartuar një sërë politikash për dekurajimin e këtij fenomeni.
Lufta e dytë e '20-ës
Pas detit Shqipërisë po kërkojnë t’i marrin edhe identitetin. Në krye një beteje të vockël por me fitim të kësaj “lufte” është vënë Auron Tare, një personazh tipik i tranzicionit.
Sapo është marrë vesh se Parku i Butrintit do te menaxhohet për 10 vjet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim ka nisur vala e dytë e "patriotizmit".
Gishtat dhe flamuri, pasuria e patundshme e shqiptarëve
"Forca e ligjit" apo ligji i të huajve!
Plot 20 minuta fjalim të kryeministrit Rama në komunikimin e javës për t’iu thënë qytetarëve se më në fund forca e ligjit do të veprojë, pasi do të nisë një operacion për goditjen fatale të krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me politikën, ku do të jenë të përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.
Revolucioni i 1917-ës përmes syve të të huajve të kohës. Një libër me vlerë për një ngjarje madhore
Për të apasionuarit e historisë politike të shekullit të 20-të një libër i ri mund të jetë me interes. Historiania britanike Helen Rappaport ka publikuar së fundmi një punim që mbledh dëshmitë okulare të komunitetit të të huajve që në vitin 1917 ndodheshin në Shën Peterburg. Bëhet fjalë për dëshmi, apo më qartë të dhëna nga një perspektivë jashtësovjetike, e atij që njihet si Revolucioni i Shkurtit. “Caught in the Revolution. Petrograd, Russia 1917”, titullohet libri që I shqipëruar mund të sillet edhe si “Në valën e revolucionit.
"Liderë", të huaj që argëtohen dhe një shoqëri pa busull
Çfarë ka mbetur sot nga Alexis Tsipras? Kryeministri i të majtës ekstreme(!), i cili erdhi me premtimin kundër projekteve ekonomike të të djathtëve të Antonis Samaras, kundër konçesioneve, privatizmeve, kundër kursimit dhe sot ndodhet në pozitën e atij që i promovon ato? Ka mbetur me siguri mësimi se ata që premtojnë çdo gjë, janë ata që të braktisin të parët edhe kur kanë me vete forcën për të qëndruar, siç është rasti i Tsipras. I cili me një votë referendare nuk ja doli dot të thotë atë që premtonte.
Opera me dy akte dhe arsyet pse Edi Rama bërtet Vettingu Vettingu..
Gjysma e qeverisë është kapur pas Vetting-ut dhe në veçanti dy ministra, kryeministri dhe kryetari i bashkisë së Tiranës janë katër komisarët e retorikës të amplifikuar për barazi e drejtësi sidomos pas presionit që ka provokuar protesta e opozitës. Përpos disa shifrave dhe inagurimeve që janë lënë për në qershor, kryeministri ka gjetur flamurin e radhës për t'i rokanisur kokën publikut se është Vettingu që e ka penguar të ketë rezultate në qeverisje.
Rusia vendos rregulla të reja: Çdo i huaj që hyn në vend, dorëzon gjurmët e gishtërinjve
Rusia i bashkohet vendeve që aplikojnë masa sigurie në funksion të krijimit të një baze të dhënash të zgjaruar dhe me akses të shpejtë. Agjencia “Interfax” njofton se së shpejti në të gjithë aeroportët e Moskës do të aplikohet dhënia e gjurmëve të gishtërinjëve për të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në vend. Aktualisht gjurmët e gishtërinjve kërkohen vetëm për disa kategori njerëzish që aplikojnë për leje pune. Po kështu qytetarët e Britanisë së Madhe, Danimarkës, Birmanisë dhe Namibisë i janë nënshtruar këtij detyrimi që nga viti 2004.
Veset e pandreqshme të shqiptarëve
Shënimet e grekëve, italianëve, turqve apo francezëve mbi shqiptarët
Agjencitë ankohen se nuk ka blerje të pasurisë të patundshme nga të huajt: Shqipëria nuk tërheq, kërkohet Greqia
“Monitor” shkruan se marketimi nga media të njohura jashtë për bukuritë natyrore të Shqipërisë, në përpjekje për të nxitur vizitues në vend, ka pasur efektin e saj në rritjen e turistëve, sidomos atyre nga vendet skandinave në Shqipëri, mirëpo blerjet e patundshmërive duket se janë në një fazë “ngrirjeje”. Të huajt që jetojnë në Shqipëri, sipas agjencive të pasurive të patundshme kanë reshtur së bleri prona. Ata janë më të tërhequr në gjetjen e një ambienti për të jetuar me qira, për ata që kanë aktivitet punësimi në vendin tonë.