"Liderë", të huaj që argëtohen dhe një shoqëri pa busull

Postuar në 14 Prill, 2017 09:45

Çfarë ka mbetur sot nga Alexis Tsipras? Kryeministri i të majtës ekstreme(!), i cili erdhi me premtimin kundër projekteve ekonomike të të djathtëve të Antonis Samaras, kundër konçesioneve, privatizmeve, kundër kursimit dhe sot ndodhet në pozitën e atij që i promovon ato? Ka mbetur me siguri mësimi se ata që premtojnë çdo gjë, janë ata që të braktisin të parët edhe kur kanë me vete forcën për të qëndruar, siç është rasti i Tsipras. I cili me një votë referendare nuk ja doli dot të thotë atë që premtonte. me këtë argument merret në një shkrim të vetin gazetari grek, Alexis Papachelas, sipas të cilit Greqia është një nga ato vende ku politkanët nuk e kanë seriozisht atë që thonë. Me sa duket papachelas është treguar me takt dhe nuk ka folur për faktin se kjo sëmundje është pasuri e përbashkët në Ballkan. Pompimi i madh nga rruga dhe mandej ngritja, zhgënjimi, zvarritja, lodhja, mosbesimi, çojnë në rënien e asaj që është virtyti i vetëm i popullit në kohë krize: Fryma e protestës. Kjo ka ndodhur në Greqi, ku sipas Papachelas nuk ka më atë vrull që kishte në fillim të viteve të krizës financiare. Një hollësi interensante që lidhet me sjelljen e të huajve, apo ndërkombëtarëve siç I quajmë në Tiranë. Ja vëzhgimi I gazetarit greke që sjell këtu përvojën e vendit të tij:

Ata nuk duan t’ia dinë se kush parti ëshhtë në pushte; ata thjesht duan që puna të bëhet…”. Pse na duket se në Shqipëri të huajt janë të obsesionuar me mos ndryshimin e pushtetit? Me sa duket propaganda e qeverisë dhe autogoli i opozitës që nuk e dëgjon kush, kanë ndikuar për këtë gjë. Fakt është se ky leksion me të huaj që duan të shohin një firmë në letër dhe asgjë më shumë, është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se të huajt janë kudo për punët e tyre.

Po me revolucionarin Tsipras, me atë që do të Rilindte Greqinë çfarë mund të ndodhë kur të jetë larguar nga pushteti? Dhe sondazhet flasin që partia e tij sot qëndron poshtë Demokracisë së Re.

Pakkush beson se kur Tsipras të ketë ikur nga pushteti do të jetë transformuar në një socialdemokrat klasik. Zyrtarët e huaj janë në rregull me këtë sa kohë që u vjen për shtat interesave të tyre. Ndërkohë, ata mbyllin një sy për dëmin e bërë ndaj institucioneve dhe sektorëve jetikë. Pyes se cila do të jetë rruga e tij pasi të jetë kthyer në opozitë. A do të udhëheqë ai protesta me bllokime rrugësh, barrikada dhe greva? A do ta ndjekin njerëzit më? Përgjigja e kësaj pyetjeje do të tregojë nëse këto mësime që morën ja kanë vlejtur apo jo. Nëse Tsipras është I aftë të rikthehet në kostumin e vjetër dhe të bindë masat që ta ndjekin, atëherë Greqia do   të dëshmohet me të vërtetë një rast special”, përfundon Papachelas.

Ngjashmëria me Shqipërinë është postume këtu në kuptimin që Berisha u laargua me akuza monstruoze dhe u rikthye me votë. Aktualisht kryeministri Rama premtoi shumëçka, kur në fakt ia dorëzoi shërbimet publike oligarkëve, apo pak njerëzve në forma bashkëpunimi që mbyllin tregun për 10-20 vjet. Minimalisht këtu kemi një ikje nga premtimet, një kalim djathtas, ndonëse rezultatet kërkojnë debat tjetër. Shqetësuese është këtu simptoma e përbashkët e një politike që ndërron kostumet sipas karriges dhe në këtë drejtim Greqia me Tsipras është fanar ndriçues për nga pacipëria e një njeriu, guximi i tij, por edhe sjellja e shoqërisë që i shkon pas.

http://www.ekathimerini.com/217625/opinion/ekathimerini/comment/special-...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.