papachelas
Miti i lobit grek që ndikon në SHBA
Në një shënim të sotmin në “Kathimerini”, drejtuesi i kësaj gazete, Alexis Papachelas, merr në shqyrtim ndikimin që ka lobi izraelit në SHBA. Një grupim organizatash që arrin të ndikojë dhe madje diktojë deri diku politikën amerikane në Lindjen e Mesme.
Venizellos refuzoi lëshimin e sovranitetit dhe daljen nga euro, Tsipras nuk na gënjeu. Varoufakis, një fatkeqësi për Greqinë
Kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, sjell në një shënim të vetin, disa copëza bisedash me ish-ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble. Biseda që kanë rëndësinë e vet për të parë në atë që ndodhi pas dyerve në kohën e krizës financiare greke dhe qëndrimin e zyrtarëve të Greqisë. Papachelas thotë se e ka takuar Schaeuble dy herë: një herë në vitin 2017 për një intervistë dhe mandej në vitin 2023.
Ndryshimi i figurës së politikanit: Nga të përjetshëm në "rock stars" që pas mandatit kërkojnë punë
Në një shënim të vetin, kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, bën një vëzhgim të rëndësishëm për kohën e sotme politike. Rënia e papritur, kohëzgjatja e shkurtër e atyre që ai I quan Rock Star-ët e politikës. Teksa vë në dukje se gjërat kanë ndryshuar në rrafsh global, Papachelas krahason karrierën e njerëzve si Miterrand, Kohl, Papandreou me politikanët e sotshëm, që në majat e suksesit kalojnë para publikut si të domosdoshëm.
Thirrje për riarmatosje të Greqisë për përballjen me Turqinë
Greqia duhet të plotësojë hendekun e vet me Turqinë në fushën navale pasi askush nuk mund të sigurojë një vjeshtë apo dimër të qetë. Kështu shkruan ndër të tjera analisti i njohur i politikës greke, Alexis Papachelas në një opinion të vetin publikuar dje në gazetën konservatore “Kathimerini”. Sipas Papachelas provokacionet e afërta të Turqisë provuan se mobilizimi i personelit detar grek shkoi në kufijtë e vet duke dëshmuar kështu se “marina jonë po mbetet pas”.
KE: Do të rishikojmë vendimin...të paktën për Maqedoninë e Veriut
“2018, ShBA dhe BE duan Shqipërinë dhe Maqedoninë pranë Europës dhe në NATO”
Gazetari grek Alexis Papachelas shkruante dje një opinion në gazetën “Kathimerini” për zhvillimet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Ai e nis shkrimin me konsiderimin e deklaratave të Brukselit se viti 2018 do të jetë kyc për Ballkanin Perëndimor. Sipas gazetarit në fjalë Rusia është aktori që kundëpeshon politikat e BE-së në këtë rajon që shikohet më qartë në Serbi.
Kina po hyn në lojë me projektin e Rrugës së Mëndafshit, kurse Turqia dhe disa vendev të Gjirit Persik janë duke u përpjekur të marrin në kontroll popullsinë mylimane.
Tele-revolucionarët dhe “fundi” i protestës si mjet politik efektiv
Qeverisja e majtë e Alexis Tsipras, mund të shërbejë si një ilustrim shterues në rajon për llojin e politikës që ofrohet me premtime për revolucion. I ardhur në pushtet nga një e kaluar opozitare me sfond të fortë ideologjik, Tsipras dhe koalicioni i tij, morën mandat të plotë nga shoqëria greke për t’i vënë veton Europës dhe kërkesave gjermane për kursime dhe politikës së borxhit. Siç rezultoi kthesa e Tsipras ndaj kërkesës së shoqërisë greke, e cila nxori jashtë loje establishmentin e vjetër grek, ishte e paprecedentë.
Një optikë greke përtej Kretës
Takimi i Kretës dhe zhvillimet e reja në raport me Maqedoninë, kanë riaktivizuar për publikun dhe median axhendat e politikës së jashtme në rajon. Shqipëria ka momentalisht një problem jo pak të ndërlikuar me Greqinë dhe vlerëismi i pikëpamjes greke për këtë situatë, ka rëndësi për të kuptuar masën dhe thelbin e kompromiseve që do të bëhen, por edhe mundësia e realizimit të tyre. Po kështu, pikëpamja greke ka rëndësi edhe për të kuptuar sesa reale janë qëndrimet emocionale dhe nëse ka vërtet vlerë mbingarkesa e zakonshme kur vjen puna te raportet tona me këtë vend.
Duhet të mësojmë të dëgjojmë
Gazetarët – dhe sidomos ata grekë në veçanti – kanë shumë dëshirë të flasin. Shumë. Por është e rëndësishme që ne të mësojmë po ashtu të dëgjojmë, siç është zbuluar, shpesh në mënyrë brutale nga mediat e huaja në botë.
Lobi greko - amerikan, një fantazmë e atij që ishte dikur
Drejtuesi i gazetës greke “Kathimerini” Alexis Papachelas i kushton sot një opinion lobit greko – amerikan. Ky i fundit është shpesh temë lajmesh edhe në Shqipëri dhe ushqen lloj- lloj alibish si për pushtetin e Tiranës, ashtu edhe për ata protagonistë të periferisë politike që ja dalin të qarkullojnë ndonjë fotografi. Për këtë arsye shkrimi i Papachelas ka një farë interesi për të hedhur dritë mbi ndryshimet që kanë ndodhur në atë që konsiderohet si lob i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhe, por edhe strategjinë e lobimit.