Tele-revolucionarët dhe “fundi” i protestës si mjet politik efektiv

Postuar në 28 Nëntor, 2017 12:41

Qeverisja e majtë e Alexis Tsipras, mund të shërbejë si një ilustrim shterues në rajon për llojin e politikës që ofrohet me premtime për revolucion. I ardhur në pushtet nga një e kaluar opozitare me sfond të fortë ideologjik, Tsipras dhe koalicioni i tij, morën mandat të plotë nga shoqëria greke për t’i vënë veton Europës dhe kërkesave gjermane për kursime dhe politikës së borxhit. Siç rezultoi kthesa e Tsipras ndaj kërkesës së shoqërisë greke, e cila nxori jashtë loje establishmentin e vjetër grek, ishte e paprecedentë. Kryeministri grek u transformua nga një revolucionar i paparashikueshëm në “mikun Aleks” në BE. 
“Greqia i përket Europës”, shprehej pak muaj më parë në një intervistë Tsipras, duke sqaruar deri diku vendimin e tij për të pranuar vendimet e Trojkës përkundrejt një vote të qartë referendare në Greqi kundër saj. 

Kjo sjellje ka prodhuar efekte të mëdha në shoqërinë greke. Në një opinion të sotshëm në gazetën konservatore “Kathimerini”, gazetari Alexis Papachelas shkruam se me Tsipras, shoqëria greke mori një mësim të mirë. Një mësim që duhet ta merrte për të zbritur në realitet dhe për të hedhur pas reagimet emocionale. 

“Koalicioni i Syrizas dhe Grekëve të Pavarur është po ashtu e vetmja qeveri që ka shkurtuar rrogat dhe pensionet në sektorin publik pa u përballur me ndonjë protestës. Kjo po ashtu ka qenë e rëndësishme, sepse dikush duhet ta bënte në mënyrë të pashmangshme”, shkruan Papachelas. 

Tsipras i opozitës, një mobilizues i madh njerëzish, Tsiprasi kryeministër një çmobilizues po kaq efektiv. Ai ka kaluar edhe privatizimet pa reagime, siç është ai i portit të Pireut, “dikur një simbol i shenjtë i të majtëve”. Ai ka bërë të pabesueshmen edhe në politikën e jashtme, kur sipas Papachelas ka arritur nivelin më të lartë të raporteve me ShBA, një vend ndaj të cilit dikur ishte i angazhuar ideologjikisht. 
Ky dush i ftohtë ka krijuar një impas në forcën reaguese, pasi zhgënjimi nga “ky kthim në normalitet” është shumë i madh. Tsipras përfaqëson si rrallëkush aftësinë e ruajtjes së status quosë përmes paraqitjes si ndryshues i madh. 

Ky shpenzim energjish, apo më mirë shëprdorim ka vrarë edhe aftësinë për protestë që është si të thuash një domen i të majtës tradicionale.

“Ka një frikë se nëse Tsipras ikën, pasardhësi i tij do t’i ketë duart të lidhura nga protestat masive. Ndoshta nënvlerësohet fakti sesa shumë janë maturuar grekët falë Tsipras dhe sesa skeptikë do të jenë ata për personin e radhës që do të përpiqet t’i inkurajojë për të protestuar”, gazetari në fjalë. 

http://www.ekathimerini.com/223612/opinion/ekathimerini/comment/a-painful-but-useful-experience

Nuk është e vështirë të gjesh disa analogji me Shqipërinë e sotme, një vend i hiperkorruptuar, me krim dhe trafiqe që janë pasaporta e vërtetë e tij. Me koncesione dhe politika që nuk dihet nga motivohen, një vend ku drejtësia sociale është kthyer përmbys në emër të një etatizmi që ruan vetëm disa interesa të një grupi.

Sigurisht shqiptarët protestojnë thuajse aspak, por z. Rama ishte ndër ata që pati fatin të kalëronte një ngarkesë të madhe kundër z. Berisha. Duke zhgënjyer si pakkush në këtë vend. Dhe nëse Papachelas ka të drejtë, duke ja bërë shumë të lehtë qeverisjen kujtdo që do ta pasojë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.