SHBA: Në tryezë, një opsion ushtarak për Korenë e Veriut
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka deklaruar këtë fillim jave se për çështjen koreane, SHBA kanë në tryezë një opsion ushtarak. Ai ka refuzuar të japë hollësi, por ka bërë të qartë se plani synon të kufizojë dëmet që mund t’i shkaktohen Koresë së Jugut, aleat strategjik i SHBA dhe nën rrezen e artilierisë koreanoveriore. Mattis është përpjekur të shmangë perceptimet e marra nga ddeklarimet e para dsisa javëve të presidentit Trump që foli për “zjarr dhe tërbim”. Aktualisht SHBA dhe Korea e Jugut po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta që përfshijnë bombardimin dhe përdorimin e avionëve B -1B dhe gjuajtësve F-35.
Ky është piku i tensionit mes SHBA dhe Phenianit zyrtar, në marrëdhënie armiqësore që nga Lufta e Koresë e viteve 1950-1953 ku mbetën të vrarë 1.2 milionë njerëz.
Add new comment