Gjermania “ngrin” eksportet ushtarake me Turqinë
Gjermania ka pezulluar të gjitha eksportet e armëve drejt Turqisë pas përkeqësimit të situatës me Ankaranë dhe tensionimit të marrëdhënieve të Erdogan me NATO-n. Deklarata e ministrit të Jashtëm Zigmar Gabriel erdhi pak orë pasi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin njoftoi se një tjetër çift shtetasish gjermanë u arrestuan në Turqi me akuzën e komplotit politik.
Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Berlinit morën kthesë negative, pasi presidenti turk Erdogan ndërmorri një valë represioni ndaj kundërshtarëve politikë pas grushtit ushtarak të shtetit në korrik të vitit 2016. Berlini refuzoi dorëzimin e disa azilkërkuesve që Erdogan i akuzonte si kundërshtarë të pushtetit të tij dhe reagoi ashpër për arrestimin e dhjetra gjermanëve me origjinë tuke, të cilët akuzohen për komplot kundër Erdogan.
Përkeqësimi i marrëdhënieve me Turqinë detyroi kancelaren Merkel të deklarojë gjatë debatit televiziv me Martin Schulz për zgjedhjet parlamentare të 24 shtatorit se ajo do të kërkojë ndërprerjen e negociatave për anëtarësim mees Turqisë dhe Bashkimit Evropian.
Add new comment