Mandati i dytë i Rilindjes – viti 2018 shpallet viti i “argalisjes kuqezi”

Postuar në 29 Gusht, 2017 21:01

Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI i SKENDERBEUT”. 

Njoftimin e jep kryeministri Edi Rama, që u ka dhënë sihariqin shqiptarëve se viti 2018 do të jetë nën hyqmin e qeverisë, vit i argalisjes shtetërore. Çdo të thotë Viti i Skënderbeut? 

Me një akt që të kujton diçka nga monarkia dhe me përkujdesjen emocionale të një monarku z. Rama po hap siparin e qeverisjes kuqezi. Ta lëmë imagjinatën e cermonive dhe dekorit si monopol të kësaj qeverie areduesish të paepur dhe të presim me padurim estetikën qeveritare të vitit të ardhshëm 2018, që do të na shenjojë padyshim humorin politik të të mëdhenjve. Skënderbeu ka të mirën se bën bashkë politikejtë, siç përshkruan rracën e vet z. Rama, edhe në publik, pasi siç e dimë tashmë, ata janë baskë përditë në pazarin e pandalshëm mbi pasurinë publike të shqiptarëve. 

Artisti kryeministër mbetet gjithësesi në klasë krahasuar me idhullin e tij, Enver Hoxha, pasi ishte ky i fundit që vitin 1968 e ktheu në festë shtetërore me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së atij që historiografia e pas pavarësisë e njeh si heroin kombëtar të shqiptarëve. Vështirë se mund të gjendet një qasje festive më e pagdhendur për të fyer ata shqiptarë që kanë ca mend në kokë, duke u rekomanduar statusin e spektatorit në një festë ku kryeministri udhëheq berihanë shqipfolëse drejt apogjeut iluzionist të fishekzjarrëve dhe ndriçimit poshtë momumentit. Shpresa se Rilindja e Shqipërisë do të ishte diçka e re, ndryshuese venitet këtu edhe formalisht, pasi çdo Rilindje ka heronjtë e vet. Ne kemi z. Rama, një organizator eventesh, besnik i një kalendari të vjetër të cilin po e shfleton dhe rishfleton duke sugjestionuar veten dhe të tjerët se me ngjyrat e reja do duket si kalendar i ri.

Comments

Submitted by Koment (not verified) on

Shume kane tallur te ndenjurat me kete popull ne te shkuaren.E c'beri ne i talli dhe ky Karabush ca vite?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.