Google vs Gjykata Europiane/E drejta për t'u harruar në të gjithë hapësirën e BE, jo vetëm në një vend

Postuar në 20 Korrik, 2017 22:59

Beteja e Google me kërkesën e Francës për të ashpërsuar të ashtuquajturën “e drejta për t’u harruar globalisht” do të vijojë në Gjykatën më të lartë të Bashkimit Europian, vetëm tre vjet pasi gjyqtarët e kësaj gjykate urdhëruan kompaninë të hiqte disa nga të dhënat e saj, të cilat njerëzit i konsideronin të sikletshme apo të vjetra.

Tashmë Gjykata e Drejtësisë në Bashkimin Europian duhet të vendosë nëse linket duhet të spastrohen nga kërkimet në internet në një vend, në Bashkimin Europian apo në të gjithë botën. Gjykata do të vendosë gjithashtu nëse Google-it duhet t’i kërkohet që të bllokojë përdoruesit për të parë link-e. Këto ankesa u ngritën nga Këshilli francez i Shtetit, gjykata më e lartë administrative në Francë, në çështjen mes Google dhe autoritetit kontrollor të privacisë në Francë, sa i përket përgjegjësive që ka Google për të hequr informacion nga ëeb-i.

Aktualisht motori i kërkimit fshin link-et në të gjitha versionet europiane të Google-it nëse një person sheh se informacioni që del është i vjetër apo jo i saktë. Autoriteti i kontrollit të Privatësisë në Francë i kërkoi Google-it të heq të dhënat nga google.com dhe sajteve të tjerë në mbarë botën. Gjykata europiane do të vendosë tashmë nëse Google duhet të bllokojë shikimet nga adresa IP të disa vendeve.

 Liria në internet

 Liria në internet është një standart, sipas Alphabet Inc. Google, i cili pretendon se qasja e Francës mund t’u hapë rrugë qeverive të detyrojnë heqjen në mbarë të të dhënave që janë të paligjshme vetëm në vendin e tyre. Komisioni Kombëtar i Informatikës dhe Lirive në Francë, autoriteti i mbrojtjes së të dhënave, gjykon se mosheqja e link-eve nga google.com krijon një situatë “absurde”, pasi të dhënat që janë të disponueshme globalisht e që nuk mund të shfaqen në Europë, nuk mund të mbrojnë privacinë e personit.

 Beteja rikthehet pas një vendimi të vitit 2014 nga Gjykata Europiane e Drejtësisë e cila mbështeti të drejtën e privatësisë mbi publikimet, duke i kërkuar Google-it të fshijë link-et nga informacionet personale. Google duhet të shqyrtojë kërkesën  për heqjen e e link-eve nga motori i kërkimit, ndërsa Gjykata të rishohë se çfarë vendimi të marrë. Gjyqtarët europianë morën një kërkesë nga po e njejta gjykatë franceze më herët gjatë këtij viti, të vendosin se si duhet vepruar për të drejtën e “kërkesës për harresë” në kërkimet në internet.

 Google-it iu kërkua të fshijë mbi 2 milionë link-e nga kërkimet në web, duke refuzuar më shumë se gjysmën e kërkesave pasi nuk plotësonin kriteret e vendosura nga gjykata europiane. Një motor kërkimi mund të vijojë të shfaqë disa të dhëna vetëm nëse ka një interes publik për të, thuhet ne ëebsite-n e kompanisë. Avokati i privacisë së Google, Peter Fleischer,  tha se kompania kërkon të nisë një çështje në Gjykatën europiane.

 “Në 18 muajt e fundit ne kemi mbrojtur idenë se çdo vend duhet të jetë në gjendje të gjejë një balancë lirie të të shprehurit dhe privatësisë në mënyrën që zgjedh vetë, jo në mënyrën që zgjedh një vend tjetër”, tha Fleischer në një email.

Çështja e të mërkurës bazohet në apelin e Google për një dëmshpërblim prej 100,000 eurosh i kërkuar nga Komisioni Kombëtar i Informatikës dhe Lirive në Francë, për dështimin e fshirjes së të drejtës "së harresës” nga të dhënat e kërkimeve globale. Gjykata franceze do të shqyrtojë çështjen pasi të marrë përgjigje nga ajo europiane. Komisioni Kombëtar i Informatikës dhe Lirive në Francë refuzoi të japë një koment.

Të tjera çështje vijojnë të krijojnë debat mbi atë që mund të bëhet për të pastruar të dhëna nga web-i. Një sipërmarrës italian e humbi çështjen në gjykatën europiane për të fshehur detajet në mars. Një gjykatë belge vitin e kaluar vendosi pro të drejtës për të “harruar” në rastin e një gazete online, duke i dhënë të drejtë një burri i cili kërkoi të fshiheshin informacione fyese. Google do t’i kërkojë Gjykatës europiane që t’i kthehet një dëmshpërblim besimi prej 2.4 miliardë eurosh nga Komisioni Europian, mbi shërbimin e kërkimit në aqdresat e blerjeve.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2017-07-19/google-s-french-battl...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.