Kreu i FBI, Comey: Do të merrja të njëjtin vendim për hetimin ndaj Clinton
“Pse ishte e nevojshme që 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale Ju të njoftonit hapjen e një hetimi rreth një kompjuteri të ri, pa patur dijeni se çfarë kishte në të? Pse nuk bëtë thjesht hetimin siç do të bënit normalisht?”
Kjo është pyetja që iu drejtua sot kreut të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, James Comey, në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan ku ai ka dëshmuar në kuadër të raportimit për punën e bëra nga Byroja. Pyetja ka qenë e snikronizuar me akuzën që bëri po sot rivalja e Donald Trump në zgjedhje, Hillary Clinton, sipas të cilës, ajo humbi zgjedhjet për shkak të letrës së Comeyt të datës 28 tetor dhe sulmeve të WikiLeaks. Letra e Comeyt njoftonte nisjen e hetimeve nga FBI për disa e-maile që mendohej se lidheshin me serverin e Clinton. Por Comey ka deklaruar se ai do të merrte sërish atë vendim që mori, ndonëse ai pranoi se “ishte një zgjedhje e vështirë”.
“Nuk mund të konsideroj për asnjë moment se karriera politike e kujt preket", shtoi ai. Debati është shumë i nxehtë për këtë çështje, por Comey ka mbrojtur pozitën e vet, duke kërkuar që shumëkush që sot akuzon, duhet të kthehet pas në kohë dhe të vihet në pozitën e detyrës së tij.
Add new comment