Trump: Mundësi reale për një konflikt të madh me Korenë e Veriut. E dija më të thjeshtë presidencën

Postuar në 28 Prill, 2017 09:07

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë një intervistë agjencisë “Reuters” në kuadër të 100 ditëve të para të tij në Shtëpinë e Bardhë. Çështja kryesore është Kore e Veriut. Për presidentin amerikan, mundësitë për një konflikt të madh me Phenianin jashtë reale.

Ka një mundësi që ne të përfundojmë në një konflikt të madh me Korenë e Veriut. Asbsolutisht”, tha Trump. Ai ka shtuar se dëshiron që ta zgjidhë paqësisht situatën, ndonëse sipas tij gjë është e vështirë. Trump ka përsëritur sërish problemin e kostove duke theksuar se sipas tij, Korea e Jugut duhet të paguajë kostot e sistemit antiraketor THAAD që sipas tij kushton 1 miliardë dollarë. Lidhur me Korenë e Jugut ai ka deklaruar po ashtu se po negociohet mbyllja apo rinegociimi i marrëveshjes së tregëtisë së lirë, pasi deficiti tregëtar i SHBA me këtë vend është shumë i madh.

Gjërat kanë ndryshuar shumë që nga fushata elektorale ku Trump fliste bardhë e zi për disa vende. Sot ai flet për një marëdhënie shumë të mirë personale me presidentin kinez, Xi Jinping, të cilin e ka vlerësuar për përpjekjet e mëdha për të ndihmuar SHBA në këtë problem.

Nuk do të doja të krijoja vështirësi për të tani”, tha presidenti amerikan.

http://www.reuters.com/article/us-usa-trump-exclusive-idUSKBN17U04E

Ai ka folur edhe për situatën në Lindjen e Mesme, për të cilën ka paaralajmëruar vizita të afërta në Izrael dhe Palestinë së afërmi. Trump ka nënvizuar se Arabia Saudite nuk po bën sa duhet dhe ndershmërisht në fushën e mbrojtjes.Sa i përket punës si president, Trump deklaron se “mendoja se do të ishte më e lehtë”(http://www.corriere.it/esteri/17_aprile_28/trump-possibile-enorme-guerra...). 

Tani kam më shumë punë nga sa kisha më parë”, shton ai.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.