Myslimanët dhe të huajt barazohen me terroristët

Postuar në 17 Janar, 2017 13:58

Ligjet antiterrorizëm që janë miratuar në dy vitet e fundit në 14 vende të Bashkimit Europian vijnë në shkelje të të drejtave të njeriut pasi ato diskriminojnë myslimanët dhe refugjatët. Të paktën këtë përfundim përcjell Amnesty International, në një raport që citohet nga agjencia “Reuters”. 

Myslimanët dhe të huajt barazohen me terroristët”, citon “Reuters” një eksperte të AI, Julia Hall. Prirja po zë vend në disa vende të BE-së dhe ajo i mëshon stereotipeve negative bazuar mbi paragjykime dhe frikë joproporcionale. 

Gjatë këtyre viteve të fundit nga sulmet terroriste që janë marrë përsipër nga Shteti Islamik, janë vrarë 280 persona në Francë, Gjermani dhe në Belgjikë. 
Këtij kërcënimi BE-ja i është përgjigjur me marrjen e masave ligjore të reja, mes të cilave edhe survejimi masiv, që sipas AI-së krijon kushtet për abuzim edhe ndaj pakicave që nuk përbëjnë kërcënim. 

Këto masa “drakoniane”, siç i quan Amnesty International, po ngushtojnë hapësirën e lirisë së shprehjes, ndërkohë që kritikohen edhe kufizimet e lëvizjes. 

 

http://www.reuters.com/article/uk-europe-attacks-amnesty-idUSKBN1511M7

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.