Amnesty International
Amnesty International: Patronazhistët cenuan të drejtat e njeriut
Baza e të dhënave të votuesve shqiptarë, e cila u bë publike para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, përbën cenim të rëndë të të drejtave të njeriut. Në raportin vjetor, Amnesty International nxjerr në pah skandalin e patronazhistëve si dhe rrjedhjen e listës së pagave dhe të dhënave të tjera si raste flagrante të shkeljes së të drejtave të njeriut përgjatë 2021-shit.
“Qeverisja globale dështoi me pandeminë”
Vendet më të pasura po dështuan në provën e solidaritetit global, në të cilën i vuri pandemia Covid-19. Ky është konkluzioni i Amnesty International në raportin e saj vjetor, në të cilin akuzon Kinën dhe vende të tjera se kanë shfrytëzuar pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut.
Në krye të organizatës është rishtas francezja Agnès Callamard.
Dënimet me vdekje, Kina kryen sa gjithë bota marrë së bashku
Ekzekutimet si pasojë e vendimeve gjyqësore në Kinë kalojnë ato të kryera në të gjithë botën të marra së bashku. Kjo statistikë është për shtrirjen kohore një vit dhe provon rreptësinë juridike të Pekinit zyrtar që menaxhon dhe qeveris mbi më shumë sesa 1 miliardë njerëz. Kina nuk e zbulon publikisht identitetin e të ekzekutuarve përveç familjarëve, ndoshta me synimin që të mos japë idenë e një represioni ekstrem. Por edhe vende të tjera nuk mbeten pas. Vietnami thuhet se ka ekzekutuar 429 njerëz në vitet 2013-2016, duke u renditur i treti në botë.
Myslimanët dhe të huajt barazohen me terroristët
Ligjet antiterrorizëm që janë miratuar në dy vitet e fundit në 14 vende të Bashkimit Europian vijnë në shkelje të të drejtave të njeriut pasi ato diskriminojnë myslimanët dhe refugjatët. Të paktën këtë përfundim përcjell Amnesty International, në një raport që citohet nga agjencia “Reuters”.
“Myslimanët dhe të huajt barazohen me terroristët”, citon “Reuters” një eksperte të AI, Julia Hall. Prirja po zë vend në disa vende të BE-së dhe ajo i mëshon stereotipeve negative bazuar mbi paragjykime dhe frikë joproporcionale.
Amnesty International, kritika të forta BE-së për situatën e refugjatëve në Greqi
Organizata Amnesty International ka nxjerrë një raport mjaft kritik mbi situatën e refugjatëve në Greqi. Amnesty International thekson se plot një vit pas marrëveshjes së liderëve europianë, për programin e rivendosjes së refugjatëve në vende të ndryshme të Unionit, mijëra e mijëra refugjatë vazhdojnë të mbeten në Greqi, në kushte mjaft të mjerueshme.