Piktura klasike shqiptare 

Postuar në 10 Janar, 2017 11:24

Robert Elsie ka publikuar këto ditë në faqen e vet një përmbledhje të punimeve të disa piktorëve shqiptarë, që ai e quan Piktura Klasike Shqiptare. Rubrika është pajisur me një shënim hyrës që na flet për “një shkollë të piktiurës shqiptare që u shfaq fillimisht në dekadat e para të shekullitë të 20-të”. Elsie shkruan se këto përpjekje nisin me punimet e Kolë Idromenos, Spiro Xegas, binomi tradicional artit shqiptar, Shkodër – Korçë, për të ecur më tej me Andrea Kushin dhe Simon Rrotën po në Shkodër. Lista përfshin emra të njohur dhe të ngulitur mirë si gurë miliarë të historisë së artit figurative shqiptar, si Vangjush Mio, Abdurrahim Buza, Zef Kolombi, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi dhe Guri Madhi. Elsie jep edhe disa të dhëna me karakter “biografik” për pikturën “tonë”: vizatimet e para të prezantuara në public janë bërë nga studentë në Shkodër, kurse ekspozitën e parë profesionale e ka hapur Vangjush Mio, më 1920-ën në Korçë. Ekspozita e parë kombëtare u hap në vitin 1931 në Café “Kursal” në Tiranë ku morën pjesë piktorë dhe skulptorë. “Një sukses i madh”, shkruan Elsie, sipas të cilit këto zhvillime çuan edhe në hapjen e institucineve të para arsimore për artin figurative.

Interesant është fakti se ekspozita e parë nën regjimin komunist është hapur në prill të vitit 1945. Albanologu thekson se arritjet e pikturës shqiptare janë modeste në krahasim me atë të Europës, por ajo gjithsesi një traditë e ka. Rëndësi ka edhe përfshirja në termin Piktura Shqiptare edhe e përpjekjeve në Kosovë, që gjithsesi zënë fill pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk kemi emra piktorësh nga kjo zonë(përveç Buzës për nga origjina, por jo shkolla që përfaqëson), duke e lënë kështu pikturën shqiptare të përçuar nga punimet e artistëve që tashmë janë të njohur.

http://www.albanianart.net/painting1.htm

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.