piktura klasike shqiptare
Piktura klasike shqiptare
Robert Elsie ka publikuar këto ditë në faqen e vet një përmbledhje të punimeve të disa piktorëve shqiptarë, që ai e quan Piktura Klasike Shqiptare. Rubrika është pajisur me një shënim hyrës që na flet për “një shkollë të piktiurës shqiptare që u shfaq fillimisht në dekadat e para të shekullitë të 20-të”. Elsie shkruan se këto përpjekje nisin me punimet e Kolë Idromenos, Spiro Xegas, binomi tradicional artit shqiptar, Shkodër – Korçë, për të ecur më tej me Andrea Kushin dhe Simon Rrotën po në Shkodër.