elsie

Piktura klasike shqiptare 

Postuar në 10 Janar, 2017 11:24

Robert Elsie ka publikuar këto ditë në faqen e vet një përmbledhje të punimeve të disa piktorëve shqiptarë, që ai e quan Piktura Klasike Shqiptare. Rubrika është pajisur me një shënim hyrës që na flet për “një shkollë të piktiurës shqiptare që u shfaq fillimisht në dekadat e para të shekullitë të 20-të”. Elsie shkruan se këto përpjekje nisin me punimet e Kolë Idromenos, Spiro Xegas, binomi tradicional artit shqiptar, Shkodër – Korçë, për të ecur më tej me Andrea Kushin dhe Simon Rrotën po në Shkodër.

1904, filmimi i parë i shqiptarëve?

Postuar në 06 Nëntor, 2016 23:00

Robert Elsie publikon një material filmik të cilin e cilëson si paraqitjen e parë në filmim të shqiptarëve. Xhirimi është bërë në vitin 1904 në Novi Pazar. Më poshtë video(nga minuta 42:25) dhe sqarimi i Elsie:

Fotot e Duram, Shqipëria 1904-1913 – krekosje, mjerim dhe armë

Postuar në 06 Maj, 2016 13:56

Robert Elsie sjell në faqen e tij “albanianhistory.net” një koleksion fotosh të realizuara mes viteve 1904-1913 në Shqipëri dhe në Mal të Zi, nga Edith Durham. Udhëtarja britanike është e njohur për shkrimet e veta për Ballkanin dhe shqiptarët, por ajo ka realizuar edhe një seri fotosh që administrohen nga Instituti Mbretëror Antropologjik, Muzeu Britanik i Londrës dhe Muzeu “Pitt Rivers” në Oksford. Duram i realizoi fotot me një aparat “Kodak Brownie” dhe ato paraqesin interes më tepër për të apasionuarit e fotografisë.

“Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parrulla...Drama e shqipes: Për 30 vjet do duan të gjithë të flasin si tiranas”

Postuar në 06 Prill, 2016 17:13

Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog, prej mëse 30 vjetësh, studion albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Një kontribut i vyer i albanologut Elsie, na çon në variantet dialektore të gjuhës shqipe. Ai ka gjurmuar prej vitit 1999 gjithë variantet dialektore, në çdo kënd të Shqipërisë shtetërore, ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, në Kosovë! Ka regjistruar variantet dialektore të Arbëreshëve të Italisë, të shqiptarëve në Greqi, Kroaci, Turqi, Bullgari.

Subscribe to RSS - elsie