Zbardhet projektvendimi, makinat para vitit 2000 çregjistrohen
Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standardit euro 3 brenda korrikut të vitit të ardhshëm. Projektvendimi i përgatitur nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Ekonomisë propozon që brenda 1 korrikut të 2017-s, të gjitha makinat e prodhuara para vitit 2000 që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standardin Euro 3.
Përgjegjësinë për plotësimin e standardit e mban pronari i makinës dhe në këtë rast kostoja do të paguhet prej tij. Sipas Gazetës Panorama që ka zbardhur dhe draftin, projektvendimi është në përputhje me angazhimet dhe objektivat e qeverisë për uljen nivelit të ndotësve të gaztë që shkarkohen në ajër.
Ato makina që nuk do të kalojnë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe do të ndalohet të qarkullojë. Ngarkohen institucionet e kontrollit teknik të mjeteve motorike të mos lejojnë përdorimin mjeteve ekzistuese në qarkullim, të cilat pas datës 1 korrik 2017 nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në vendim thuhet në relacion.
Add new comment