CNN bën kompromis me realitetin: Trump nuk është më kërcënim për qytetërimin(:-). Ai mund të bëhet presidenti i ShBA-së
Donald Trump president i ShBA-së nuk është më aq e pamundur sa dukej më parë. Kompromisin me këtë perspektivë po e bëjnë edhe media të fuqishme si CNN që deri pak javë më parë propagandonin Clinton si “zgjedhja e duhur” dhe një Donald Trump që nuk duhet në asnjë mënyrë të votohet. Gjërat po ndryshojnë me shpejtësi me skandalin e e-maileve dhe vetëm sot, CNN i kushton dy shkrime fitores së Trump. Në të parën, autorët shkojnë në Skoci, në vendin e origjinës së Trump, ku sugjerojnë për lexuesin “ëndrrën amerikane” të një vendi të vogël që prodhon presidentin e ShBA. Në shkrimin e dytë, i sugjerohet lexuesit sesi Trump mund të arrijë shumicën e 270 elektorëve, personat që zgjidhen nga votuesit për të zgjedhur presidentin dhe zëvendësin e tij.
Dështimi i kësaj praktike i jep Kongresit të drejtën e zgjedhjes dhe këtu vijmë te dilema e madhe që përflitet sot: a do të votonte kongresi një presidente si Clinton kur paraprakisht është vënë në dijeni nga FBI-ja për një hetim ndaj saj?
Nëse këto zgjedhje nuk përcaktojnë fatin e njerëzimit, siç u shpreh sot presidenti Barack Obama me një taktikë të panevojshme alarmizmi, e sigurtë është se ato janë zgjedhje shumë të pazakonshme. Edhe sikur të humbasë, Trump ka fituar, sepse ia doli të kthejë një opinion të tërë që e kishte kundër, duke zbuluar ndërkohë sëmundjet e thella të sistemit politik në ShBA, ku korruptimi është aktualisht mjet i përhapur gjerësisht.
Add new comment