Edi dhe Saliu. Saliu dhe Edi/Identikë...
Sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha p[ër Top-Channel:
“Nuk do të ketë një marrëveshje të re të tipit të artikullit tre, pra një marrëveshje detyruese kushtëzuese. Do të preferonim të kishim një marrëveshje të bazuar në artikullin katër, pra thjesht një monitorim dhe këshillim edhe për një arsye se reforma makrofiskale tashmë i ka njohur sukseset e veta”.
Në vitin 2013, kryeministri Edi Rama tha:
“Kur ju thoshte(Berisha) mos dëgjoni FMN-në, por dëgjoni Suden, lëreni FMN-në, merruni me Rrapushin, FMN ka punët e veta, në kemi pnët tona me Vehbiun. Nëse populli nuk do ti kishte venë kufirin tek Thana, sot Shqipëria do të ishte si “E ëma e Zeqos në majë të Thanës”, por nën thanë do të ishte një humnerë”.
***
Ka dy ditë që po evidentohet në media se në ligjin për Prokurorinë e Posaçme prania e ndërkombëtarëve në Byronë e Hetimit, do të jetë e shtrirë në kohë për vetëm dy vjet. Ligji u miratua me konsensus të plotë dhe ai rregullon punën ligjore dhe instoitucionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Le të kthehemi disa muaj më parë, në korrik 2016, kur kryeministri e cilëosnte kështu prezencën ndërkombëtare në kuadër të reformës në drejtësi:
“Pse nuk mund ta bëjmë ne skanimin? Sepse po të ishim të zotët do ta kishim bërë me kohë. E dyta, për fat të keq, në sytë tanë para syve tanë për 25 vjet me radhë, është ushqyer me gjakun e këtij populli, është ushqyer e dhunimit, përfitimet nga dhunimi i të drejtave të këtyre njerëzve një mostër të cilës ne nuk i bëjmë dot ballë vetë. I bëjmë ballë vetëm në bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët, duke pasur në krahun tonë ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) të cilin ata që janë mësuar të blejnë gjithçka dhe të dhunojnë gjithkënd, nuk mund ta blejnë dot. E hatashme të mendossh sesi një parti politik i kundërvihet ONM-së, i cili s'do bëjë as më shumë e as më pak, por thjesht skanimin me kritere të mirëpërcaktuar të pasurisë, vendimmarrjes dhe aftësive të të gjithë atyre, gjykatësve dhe prokurorëve, përfshirë edhe ata që do të jenë anëtarë shqiptarë në komisionin e vettingut".
Kjo më 14 korrik. Në 21 drafti u amendua pas presionit të PD-së dhe LSI-së për t’i lënë ONM-së detyra monitoruese përveç dispozitave të ndërlikuara kushtëzuese. Sot befas ndërkombëtarët – që sepse kanë pushuar të gjithë këto kohë – spostohen një hap më tutje.
***
Janë vetëm dy shembujt që na kujtojnë sesi njeriu që fliste për 83 mijë zemra të tradhëtuara në vitin 2009, shkoi e u puth me Ilir Metën në prill 2013 për interesa pushteti. Na kujton po ashtu një mënyrë sjelljeje që e kemi parë aq shumë herë te Sali Berisha: Fatos Nano, padrino. Fatos Nano kandidat për president.
Edi Rama, lavatriçe e Ballkanit. Edi Rama bashkëautor i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Ligji i pronave, nr. 7501, ligj i drejtë. Pas ikjes nga pushteti: Ai bie ndesh me parimet e pronësisë, por “unë u frymëzova nga parimet e Xhefersonit”.
Politikë. Ndoshta me këtë rast edhe Berisha kupton sesa e vështirë është të merresh vesh e të kërkosh llogari nga një njeri në pushtet që është identik me të.
Add new comment