"Demokracia e drejtëpërdrejtë, miti i fundit i së Majtës. Nuk humbet kurrë mundësinë për të humbur një mundësi"
"Demokracia e drejtpërdrejtë është miti i fundit i së majtës, dhe BE-ja është një çështje shumë serioze për t’u vendosur me referendum”. Kështu e komenton filozofi i njohur slloven Slavoj Žižek krizën e së majtës dhe të ardhmen e Evropës pas Brexit. “Opinioni publik nuk ka gjithmonë e drejtë. Ndonjëherë unë mendoj se dikush duhet të shkelë vullnetin e shumicës ", tha Žižek në Forumin për një Demokraci të Hapur.
"Referendumi parashtroi një alternativë të rreme, duke ofruar një zgjidhje brenda shtetit-komb për probleme ndërkombëtare. Qëndrimi britanik për ta lënë në BE-në në fatin e saj, është logjika e epokës së gabuar në një kohë të mbushur me probleme globale të ekologjisë, bioteknologjisë, pronësisë intelektuale etj. Britania e vetme do të jetë edhe më të e brishtë, e ekspozuar dhe pa asnjë mbrojtje ndaj presionit të kapitalit ndërkombëtar. Nuk shoh se ka forcën të qëndrojë e vetme”-shton Žižek.
"Një moment i vërtetë demokratik kur me të vërtetë duhet marrë një vendim është për shkak se ka një krizë. Është një situatë shumë e çuditshme. Kriza që po kalon Europa do të ishte ideale për të majtën, por e majta nuk ka asnjë përgjigje." - thekson filofi slloven. Ai thotë se është i lodhur nga mobilizimi masiv pa plan si në sheshin Sintagma në Greqi apo sheshin Tahrir në Egjipt. "Unë jam bajatosur me demonstratat e një milionë njerëzve. Një periudhë e shkurtër entusiazmi, ku jemi të gjithë së bashku dhe pastaj njerëzit e thjeshtë nuk shohin asnjë ndryshim”-shpjegon filozofi slloven.
Žižek beson se "varietetet" e vakëta të së majtës socialdemokrate janë të pafuqishme për t'u përballur me sfidat e globalizimit. “Kjo është mëse e dukshme në Greqi. SYRIZA e tregoi në mënyrë shembullore këtë të vërtetë tragjike: Një ditë fiton, dhe të nesërmen u dorëzohet. Nuk është një "tradhti", por një tragjedi e vërtetë - Një bllokim radikal. Besoj te majta gjithnjë e më pak. Çfarëdo është thënë për Yasser Arafat dhe të majtën është e vërtetë– Nuk humbet kurrë mundësinë për të humbur një mundësi”-përfundon Žižek.
Comments
Perseri me falni.....
Tashti o ka rrjedhur Zizeku, o ju miq keni bere gabim ne perkthim, Sheshi Tahrir nuk eshte ne Turqi, po ne Kairo. Manifestimet atje rrezuan Mubarakun.
Zizeku nuk ka rrjedhur.
Zizeku nuk ka rrjedhur. Falemnderit!
Zhizheku ka rrjedhur me kohe
Zhizheku ka rrjedhur me kohe e me vakt, sidoqe te jete perkthyer. Demokracia e mire ... derisa voton kundra idese time. Keshtu perkufizohet ajo qe mendon Zhizheku. Me pak fjale, pseudo-intelektuali i rradhes i vetelavderuar qe mendon se e njeh me mire interesin personal te atyre qe votojne vete.
Nejse....
Une e kisha fjalen per rrjedhje te nje lloji tjeter, qe te shtyn te besh gabime te llojit "Sheshi Tahrir eshte ne Turqi". Por nuk them se e keni gabim juve, megjithese ResPublica mendon ndryshe.
Add new comment