"Demokracia e drejtëpërdrejtë, miti i fundit i së Majtës. Nuk humbet kurrë mundësinë për të humbur një mundësi"

Postuar në 12 Korrik, 2016 18:40

"Demokracia e drejtpërdrejtë është miti i fundit i së majtës, dhe BE-ja është një çështje shumë serioze për t’u vendosur me referendum”. Kështu e komenton filozofi i njohur slloven Slavoj Žižek krizën e së majtës dhe të ardhmen e Evropës pas Brexit.  “Opinioni publik nuk ka gjithmonë e drejtë. Ndonjëherë unë mendoj se dikush duhet të shkelë vullnetin e shumicës ", tha Žižek në Forumin për një Demokraci të Hapur.

"Referendumi parashtroi një alternativë të rreme, duke ofruar një zgjidhje brenda shtetit-komb për probleme ndërkombëtare. Qëndrimi britanik për ta lënë në BE-në në fatin e saj, është logjika e epokës së gabuar në një kohë të mbushur me probleme globale të ekologjisë, bioteknologjisë, pronësisë intelektuale etj. Britania e vetme do të jetë edhe më të e brishtë, e ekspozuar dhe pa asnjë mbrojtje ndaj presionit të kapitalit ndërkombëtar. Nuk shoh se ka forcën të qëndrojë e vetme”-shton Žižek.

"Një moment i vërtetë demokratik  kur me të vërtetë duhet marrë një vendim është për shkak se ka një krizë. Është një situatë shumë e çuditshme. Kriza që po kalon Europa do të ishte ideale për të majtën, por e majta nuk ka asnjë përgjigje." - thekson filofi slloven. Ai thotë se është i lodhur nga mobilizimi masiv pa plan si në sheshin Sintagma në Greqi apo sheshin Tahrir në Egjipt. "Unë jam bajatosur me demonstratat  e një milionë njerëzve. Një periudhë e shkurtër entusiazmi, ku jemi të gjithë së bashku dhe pastaj njerëzit e thjeshtë nuk shohin asnjë ndryshim”-shpjegon filozofi slloven.

Žižek beson se "varietetet" e vakëta të së majtës socialdemokrate janë të pafuqishme për t'u përballur me sfidat e globalizimit. “Kjo është mëse e dukshme në Greqi. SYRIZA e tregoi në mënyrë shembullore  këtë të vërtetë tragjike: Një ditë fiton, dhe të nesërmen u dorëzohet. Nuk është një "tradhti", por një tragjedi e vërtetë - Një bllokim radikal. Besoj te majta gjithnjë e më pak. Çfarëdo është thënë për Yasser Arafat dhe të majtën është e vërtetë– Nuk humbet kurrë mundësinë për të humbur një mundësi”-përfundon Žižek.

http://www.tovima.gr/world/article/?aid=814664

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tashti o ka rrjedhur Zizeku, o ju miq keni bere gabim ne perkthim, Sheshi Tahrir nuk eshte ne Turqi, po ne Kairo. Manifestimet atje rrezuan Mubarakun.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Zhizheku ka rrjedhur me kohe e me vakt, sidoqe te jete perkthyer. Demokracia e mire ... derisa voton kundra idese time. Keshtu perkufizohet ajo qe mendon Zhizheku. Me pak fjale, pseudo-intelektuali i rradhes i vetelavderuar qe mendon se e njeh me mire interesin personal te atyre qe votojne vete.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une e kisha fjalen per rrjedhje te nje lloji tjeter, qe te shtyn te besh gabime te llojit "Sheshi Tahrir eshte ne Turqi". Por nuk them se e keni gabim juve, megjithese ResPublica mendon ndryshe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.