Atentatet në Tiranë, PD: Ka vetëm një shpjegim. Rama dhe Tahiri janë partnerë të krimit

Postuar në 17 Mars, 2016 15:46

Partia Demokratike ka rimarrë sot argumentin e situatës së rendit në vend, nisur nga atentatet e njëpasnjëshme që ndodhën në Tiranë. Përmes një deklarate për shtyp, kreu i Departamentit për Rendin, Enkelejd Alibeaj, tha se situata problematike e rendit pasqyron lidhjet e krimit që shkojnë deri në qeveri. “Atentatet me armë e me eksploziv në mes të Tiranës vijnë në kohën e klimës së miqësisë dhe partneritetit që ekziston mes qeverisë, mes Edi Ramës e Saimir Tahirit me krimin. Vetëm kjo e shpjegon lehtesinë me të cilën krimi hedh në erë me tritol dhe ekzekuton, në zemër të Tiranës, në një serial që përsëritet çdo ditë. Vetëm në 12 orët e fundit:  një shpërthim tritoli te Rruga 5 Maji ndaj një biznesi, nje atentat tek Komuna e Parisit ndaj një biznesmeni, një vrasje në zonën e ish bllokut. Ndërkohë që të dielën pati shpërthim me eksploziv te rruga e Kavajës dhe pranë stadiumit Qemal Stafa”, tha Alibeaj. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në Facebook, shkruan se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e ka kaluar natën e djeshme në diskotekë, pa harruar se kryeministri ka preferuar të flasë për ndeshjen Bajern – Juventus.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.