Merkel kritikon Austrinë: Nuk mund ta çojmë Greqinë në kaos
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar liderëve evropianë që ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, lidhur me krizën e vazhdueshme me refugjatë, duke kritikuar qëndrimin e Austrisë.Në një intervistë dhënë televizionit ARD, Merkel ka thënë se nuk ekziston një “plan B”, nëse liderët dështojnë të pajtohen me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë.
Ajo tha se Evropa nuk mund ta braktisë Greqinë dhe se nuk është në parimet europiane që dikush të mbyll kufijtë dhe dikush tjetër të vuaj, duke iu referuar vendimit të Austrisë për të pranuar kalimin e vetëm 80 emigrantëve në ditë.«Vendet anëtare të zonës euro nuk luftuan deri në fund (dhe në këtë drejtim Gjermania ishte më e rrepta) që Greqia të mbetet në zonën euro dhe një vit më vonë ta shtynim drejt kaosit” -theksoi Merkel.
Megjithatë, kancelarja shtoi se ajo është “shumë optimiste” që Evropa do të qëndrojë e bashkuar dhe të përballet me krizën.“Kjo është një fazë e rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë Merkel. Liderët evropianë dhe ata turq pritet të takohen me 7 mars, për të diskutuar rreth krizës, e cila solli më shumë se 1 milion njerëz në Evropë, gjatë vitit 2015.
http://www.protothema.gr/world/article/557148/merkel-den-boroume-na-egat...
Add new comment