Venecia u lë në dorë "pataten”

Postuar në 27 Shkurt, 2016 16:59

Politika shqiptare duhet ta nxjerrë nxjerrë me duart e veta pataten e nxehtë të reformës në drejtësi, pasi sipas Komisionit të Venecias dakordësia për cëcshtjet që ndajnë palët duhet të jetë politike dhe jo ligjore. Në  opinionin final për draftet e dërguara nga Tirana të reformës në drejtësi, Komisioni thotë se “..nëse forcat politike të përfshira në këtë proces nuk dakortësohen për zgjedhjen me shumicë të cilësuar anëtarët e 3 institucioneve të reja duhet të synojnë një opsion të ri që i garanton opozitës përfaqësim në të gjitha këto institucione apo një model tjetër, i cili do t’i sigurojë opozitës një influencë të caktuar në procesin e zgjedhjes”, raporton Top-Channel.

Me pak fjalë një model konsensusi që është ndjekur në rastin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, opsion që ka shanse të marrë pëlqimin e opozitës. Sipas Komisionit “..në fushën e ligjit dhe praktikës ndërkombëtare nuk ka kërkesa strikte që një shumicë e cilësuar me 2/3-at, e cila përdoret në zgjedhjen e drejtuesve më të lartë. Pragu i duhur i votave që duhen siguruar në rastin e fundit është në thelb më shumë politik sesa çështje ligjore”. Për Byronë e Hetimit Komisioni thotë se duhet sqaruar më tej rolli i njësisë antikorrupsion në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po ashtu kërkohen sqarime të mëtejshme për rolin e ministrit të Drejtësisë në raport me Inspektorin e Përgjithshëm. Venecia sugjeron jo përgjime të përhershme, që do të shërbenin si një “kartabiankë” në dhunimin e privatësisë. Përsa i përket ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të jenë pjesë vëzhguese e institucioneve të reja ndërkombëtare, Venecia rekomandon rol jo vendimmarrës.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Po nuk jane budallenj ata "VENECIANET" sic mendon Lul Basha e Sali Berisha me mendjen e Eduard Halimit dhe te Enkelejd Aliibeajt.
E kane fajinedhe keta te maxhorances, qe humbasin kohe, nerva, mjete e para duke degjuar perrallisjet e brockullavete hajduteve te opozites, per te zgjatur sa me shume, kundershtimin e zbatimit te Reformes ne Drejtesi mbasi do te shkonin ne burg njeri pas tjetrit.
Pyet njeqind vete e me ne fund bej sic din vete.
Pergjigjen e moren, pra, edhe sic thote qeveria eshte e ligjeshme. Menjehere te votojne Rwformen ne Drejtesi. Nuk ka asnje aresye qe te presin me. Cdo gje e ligjeshme u konsumua, dhe perseri qeveria ka te drejte. Cdo tolerance demokracie, ka nje kufi.
Tani, ka ardhur koha per veprim.
Te votohet menjehere Reforma ne Drejtesi.
Asgje me shume.

Submitted by Profesori (not verified) on

U bene 24 ore qe jane publikuar opsionet e Venecias, dhe po habitem qe nga PD, nuk ka asnje prononcim.
Sic po duken bathet, u qenka djegur "BYTHA" keq.
E kane deklaruar boterisht se cfaredo Vendimi te sjelle Venecia, keta PEDEISTAT, do t'a miratojne.
Po tani ? Ku jane ? Pse nuk po behen te gjalle ? Pse jane dhjere keshtu ?
Ku eshte ISHI me qytetarin e vet dixhital ? Mos kane filluar t'a shesin e t'i kethejne kurrizin dhe te vetet ?
Tani ka vetem nje rruge. Beni ligjet qe duhen, si duhen dhe per c'fare duhen, dhe filloni punen e te shkojne ne gjygj, kush eshte per te shkuar, qe ka bere krime, ka vrare ose ka urdheruar per te vrare, ka vjedhur dhe mashtruar, ka vene pasuri e prona ne menyre jo te ligjeshme, dhe kushdo tjeter qe ka vepruar ne menyre te kundraligjeshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.