Frika nga Prokuroria Speciale dhe nga “Sita” (amerikano-europiane)

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:24
Eduard Zaloshnja

Pavarësisht nga ç’thonë politikanët e ndryshëm shqiptarë rreth dekriminalizimit, apo nga veprimet e jashtëzakonshme të tyre në parlament, lepuri fle diku tjetër. Së afërmi, pritet të vijnë në Shqipëri përfundimet përfundimtare të Komisionit të Venecias mbi reformën në drejtësi, dhe në këto përfundime, pritet që të mos atakohen dy entitete të reja, të cilat mund t’i futen me themel luftës kundër korrupsionit të lartë dhe bashkëveprimin e tij me krimin e organizuar.

Të sugjeruara e mbështetura fort nga Uashingtoni e Berlini, ja cilat janë këto dy entitete të reja:

Njëri është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë (me fjalë të tjera, një prokurori speciale), me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion. Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm, dhe do të seleksionohen a trajnohen nga prokurorë amerikanë në Uashington. Në ndihmë të tyre do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit (një polici gjyqsore speciale), anëtarët e së cilës do të seleksionohen dhe trajnohen nga FBI-ja në Kaliforni.

Entiteti tjetër i ri është Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një organ i ngritur në bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere. I kryesuar nga Komisioni Europian, Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, që do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë nga pikpamja e korrupsionit dhe profesionit.

Megjithëse emrin e kanë "vëzhgues", të huajt parashikohen të kenë kompetenca të ngjashme me anëtarët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar. Gjithashtu, vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë të drejtë të konstatojnë ose të japin opinione në çdo fazë të seleksionimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre, përsa i përket vlerësimit të pasurive dhe vlerësimit të performancës nga komisioni i kualifikimit.

Të dyja këto entitete do të përdorin gjerësisht testin poligraf, i cili përdoret nga FBI-ja dhe CIA, për të zbuluar nëse punonjësit e tyre gënjejnë në vetdeklarimet që bëjnë periodikisht. (Testi poligraf është pothuaj 100% i sigurtë për të zbuluar gënjeshtarët, por 95% i sigurtë për të certifikuar ata që thonë të vërtetën.)

Pikërisht këto dy entitete u fusin frikën shumë politikanëve, gjyqtarëve e prokurorëve, prandaj do të dëgjojmë shumë kundërshtime të këtyre të fundit në javët në vijim, por jo për vetë entitetet – kundërshtimet do të jenë për nenin aq e kaq, për sugjerimin aq në paragrafin kaq. Kur të dëgjoni këto kundërshtime, kujtoni se ku fle lepuri – tek Prokuroria Speciale dhe “Sita” (të dyja amerikano-europiane)

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa per ate makinen e te vertetes ja ke futur kot o Zaloshnja, se ka lloj lloj menyrash per te kaluar proven pa pike problemi!
Me e thjeshta: shtrengo bythen sa here qe u pergjigjesh pyetjeve!

Submitted by Profesori (not verified) on

Tamam ajo qe duam ne shqiptaret.
Te na e ndajne " davane ", te huajt.
Po na e tha, edhe pastruesja e shkalleve te Bashkimit Europian, per ne eshte ligj. Po ja thame njeri tjetrit, fillojme e i marrim gjerat me mend. Mendojme se ku do te na e fusin e ku do t'ja fusim, kundershtarit politik, e keshtu me rradhe. Sherret tona, jane te paimagjinueshme, te pamenduara nga ndonje mendje tjeter e civilizuar.
Qysh ne momentin qe nje zyrtar ne pozicion kyc, merr drejtimin e puneve, mendon vetem e vetem, se si te vjedhe e te fitoje ndonje lek nga ndonje tender apo ndonje menyre tjeter fitimi me klering, si shtepi, truall, autoveture, ore, etj, etj. Kjo gje, nga te dy anet e politikes, pa dallim. Dikush me shume e dikush me pak, por, te gjithe pa perjashtim, vjedhin.
Ne keto kushte, gjeja me e mire qe po behet, jane keto masat e reja shtrenguese, qe parashikohet te vendosen ne ligjet qe do te miratohen me Reformen ne Drejtesi.
Te shpresojme qe te huajt, qe do te caktohen ne Shqiperi, , te jene te NDERSHEM, e jo si disa TE HUAJ HORRA E HAJDUTE ne Kosove, ku shembujt negative te shumte, nuk mungojne.
Kam frike se, ne vend te nxjerrim vetulla, do te nxjerrim syte, mbasi nuk do te kemi edhe ku te ankohemi.
Te shohim se si do te formulohen ligjet dhe deri ku do t'a kene kufirin vendimarrjes te huajt qe do te emerohen per te ushtruar kete kontroll mbi ligjshmerine e veprimtarise se zyrtareve, prokuroreve, gjygjtareve, dhe nepunesve te tjere te larte te afministrates tone shteterore.
Sa per kujtese, ne vitin 1992, kur filloi edhe demokratizimi i jetes se vendit tone, te gjithe shqiptaret nuk kishin pasuri. Ishim te gjithe njesoj. Qe ketu, te filloje argumentimi i pasurise te seicilit politikan, zyrtar, prokuror, gjykates, e me rradhe.
Pershendetje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.