Ateizmi nuk erdhi me Iluminizmin, por ekzistonte që në Antikitet
Iluminizmi kreditohet për shumë arritje, përfshirë edhe për rishikimin radikal të marrëdhënies së njëriut me religjionin. Është thënë se ateizmi zë fill me këtë periudhë duke i atribuuar njerëzimit fenë si “detyrim historik”, në çdo manifestim të saj, si botëkupim të vetëm për shpjegimin e botës, përpara kësaj periudhe. Mirëpo një autor, Tim Whitmarsh, i universitetit të Cambridge, mendon se ateizmi i ka rrënjët në antikitet, në Greqinë e Lashtë, ku dokumentphen shfaqjet e tij të para. Dhe kemi të bëjmë me një Greqi politeiste, pra me liri për të zgjedhur një perëndi. Në një libër të tijin, “Në luftë me Zotat”, Whitmarsh përpunon tezën se ateizmi që ekzistonte në antikitet ka rëndësi pasi ai zbulon një anë të censuruar apo të mbuluar të njeriut. “Ateizmi nuk është një shpikje moderne, produkt i Iluminizmit Europian. Nuk është as edhe një mënyrë të menduari që nuk mund të konceptohej pa idetë e shtetit shekullar dhe shekncës si rivale e fesë. Ky është një mit i ushqyer nga të dyja palët në debatin për ateizmin e ri...Mosbesimi tek e Mbinatyrshmja është i vjetër po aq sa kodrat. Është vetëm për shkak të injorancës së thellë të traditës klasike nëse çdokush sot beson se europianët e shekullit të 18-të ishin të parët që luftuan kundër Zotave”, thotë autori i cituar nga gazeta britanike “The Guardian”(http://www.theguardian.com/books/2016/feb/17/atheism-has-ancient-roots-c...).
Ky parashtrim i atij që duket një fakt historik, ka shumë rëndësi, pasi jo vetëm provon se shoqëritë antike – disa prej tyre – ishin të afta ta përfshinin ateizmin si pjesë normale të spektrit të ideve për botën që kishin, por ai i shtohet një debati i cili synon më kot të debatojë historinë e afërt të Europës Perëndimore të cilën e sheh si paradigmë të një dukurie shumë më të hershme. Nëse ateizmi është manifestuar që në kohët antike, atëherë edhe përpjekja për të “dekonstruktuar” pasojat e Iluminizmit në këtë drejtim, apo anasjelltas, për t’i mbrojtur ato me forcë, zhvillohet më së paku jashtë rrezes historike. “Forma të mosbesimit mund të ekzistojnë në të gjitha kulturat dhe me gjasë ato kanë ekzistuar përherë”, shton Whitmarsh.
Comments
Zoterinj te redaksise, lutem,
Zoterinj te redaksise, lutem, "korigjoni gabimin e pafalshem", ky siper, ne kete fotografi ( skulpture ), nuk eshte Sokrati, por eshte Artur ZHEJI.
Add new comment