ateizmi
Dossier/1967, viti I i Ateizmit zyrtar. 2169 objekte kulti, 912 klerikë profesionistë
Më 6 shkurt u mbushën 50 vjet nga fjalimi i Enver Hoxhës që hapi siparin e ateizmit në Shqipëri. Në këtë kuadër, revista “Zani I Naltë” ka publikuar një urdhër të Enver Hoxhës(me gjasë firmosur, por jo shkruar prej tij) dhe një raport informativ I gushtit të po këtij viti që flet për përpjekjet e bëra kundër fesë, rezultatet dhe problemet.
Edukimi fetar, shteti dhe laiciteti
Njëzet e pesë vite më parë, me lejimin e praktikimit lirisht të besimeve fetare, Shqipëria u divorcua përfundimisht nga ateizmi shtetëror, ndërkohë që shteti demokratik ruajti parimin e shenjtë të laicitetit.
Ateizmi nuk erdhi me Iluminizmin, por ekzistonte që në Antikitet
Iluminizmi kreditohet për shumë arritje, përfshirë edhe për rishikimin radikal të marrëdhënies së njëriut me religjionin. Është thënë se ateizmi zë fill me këtë periudhë duke i atribuuar njerëzimit fenë si “detyrim historik”, në çdo manifestim të saj, si botëkupim të vetëm për shpjegimin e botës, përpara kësaj periudhe. Mirëpo një autor, Tim Whitmarsh, i universitetit të Cambridge, mendon se ateizmi i ka rrënjët në antikitet, në Greqinë e Lashtë, ku dokumentphen shfaqjet e tij të para. Dhe kemi të bëjmë me një Greqi politeiste, pra me liri për të zgjedhur një perëndi.
Islanda, në 20 vjet, 50% e popullsisë deklarohet ateiste
Rënia e besimit te Zoti, ideja se jeta, Toka, gjithçka është krijuar nga një forcë superiore duket se në disa vende është histori. “Washington Post” sjell si shembullin më domethënës Islandën, një vend ku vetëm “20 vite më parë, afërsiht 90% e banorëve ishin besimtarë”. “Sot, më pak se 50% e tyre janë të tillë”, shkruan WP. Me këto shifra, edhe sipas Gallup, Islanda bën dallim nga pjesa tjetër e botës.
Parashikimi: Deri në vitin 2050 ateizmi do të pësojë rënie, ndërsa Islami rritje
Sipas një raporti të lëshuar nga ‘Pew Research Center’, deri në fund të shekullit, për herë të parë në histori, myslimanët mund të tejkalojnë të krishterët.