Islanda, në 20 vjet, 50% e popullsisë deklarohet ateiste

Postuar në 23 Janar, 2016 16:55

Rënia e besimit te Zoti, ideja se jeta, Toka, gjithçka është krijuar nga një forcë superiore duket se në disa vende është histori. “Washington Post” sjell si shembullin më domethënës Islandën, një vend ku vetëm “20 vite më parë, afërsiht 90% e banorëve ishin besimtarë”. “Sot, më pak se 50% e tyre janë të tillë”, shkruan WP. Me këto shifra, edhe sipas Gallup, Islanda bën dallim nga pjesa tjetër e botës. “Në botë, ata që janë më të rinj sesa 34 vjeç priren të jenë më fetarë sesa të vjetrit, sidomos në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, kur 8 në çdo 10 njerëz e konsiderojnë veten besimtarë”, citon WP. Si shpjegim për këtë gërryerje të besimit tek islandëzët, jepet arsimimi, udhëtimet dhe hapja. Gjithsesi Kisha Luterane Evangjelike konsiderohet si kishë shtetërore. Një tjetër shfaqje është aderimi i mijëra të rinjve në lëvizjen Zuiste, një religjion antik që adhuron perënditë sumere. Por kjo ndoshta lidhet me lajmërimin se anëtarët e saj do të paguhen. 

https://www.washingtonpost.com/news/worldviews/wp/2016/01/23/in-this-cou...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.