antikiteti
Ateizmi nuk erdhi me Iluminizmin, por ekzistonte që në Antikitet
Iluminizmi kreditohet për shumë arritje, përfshirë edhe për rishikimin radikal të marrëdhënies së njëriut me religjionin. Është thënë se ateizmi zë fill me këtë periudhë duke i atribuuar njerëzimit fenë si “detyrim historik”, në çdo manifestim të saj, si botëkupim të vetëm për shpjegimin e botës, përpara kësaj periudhe. Mirëpo një autor, Tim Whitmarsh, i universitetit të Cambridge, mendon se ateizmi i ka rrënjët në antikitet, në Greqinë e Lashtë, ku dokumentphen shfaqjet e tij të para. Dhe kemi të bëjmë me një Greqi politeiste, pra me liri për të zgjedhur një perëndi.
Eugjenika te grekët e vjetër: Ritual për vrasjen e më të shëmtuarve
Rituali Farmakos(pharmakos) ishte një lloj festivali apo ceremoniali, ku grekët e vjetër sakrifikonin më të shëmtuarit. Zakoni zuri vend sidomos gjatë periudhës së asaj që njihet si murtaja, për të cilin flasin shkrimet e vjetra të grekëve, gjatë shekujve 8-5 p.e.s. Çdo qytet zgjidhte më të deformuarit, të shëmtuarit dhe i likujdonte, dëbonte nga qyteti, apo edhe i hidhte nga ndonjë lartësi për t’i vrarë. Besimi me të cilin motivohej ky zakon që flet për prirjet eugjenike te grekët e vjetër ishte se bota e nëndheshme popullhej nga demonë, shpirtra që personifikonin frikën e njerëzve.
Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.