whitmarsh
Ateizmi nuk erdhi me Iluminizmin, por ekzistonte që në Antikitet
Iluminizmi kreditohet për shumë arritje, përfshirë edhe për rishikimin radikal të marrëdhënies së njëriut me religjionin. Është thënë se ateizmi zë fill me këtë periudhë duke i atribuuar njerëzimit fenë si “detyrim historik”, në çdo manifestim të saj, si botëkupim të vetëm për shpjegimin e botës, përpara kësaj periudhe. Mirëpo një autor, Tim Whitmarsh, i universitetit të Cambridge, mendon se ateizmi i ka rrënjët në antikitet, në Greqinë e Lashtë, ku dokumentphen shfaqjet e tij të para. Dhe kemi të bëjmë me një Greqi politeiste, pra me liri për të zgjedhur një perëndi.