religjioni

Vdekja e çuditshme e shekullarizmit turk

Postuar në 29 Korrik, 2016 11:59

Tmerri pas grushtit të sh tetit të dështuar në Turqi ngre dilemën qenësore: A do të vazhdojë Presidenti Recep Tayyip Erdogan të zbatojë politikën e autoritarizmit, mbase me përshkallëzim hakmarrës, apo do t’ua shtrijë dorën kundërshtarëve dhe të mundohet të ndërtojë ura për të mirën e shoqërisë turke?

Ende mbetet të shihet, por e kaluara e afërt na tregon prej shembujve historikë se sfidat serioze ndaj krerëve autoritarë dhe gjysmautoritarë çojnë drejt ashpërsimit të sjelljes së regjimit dhe se nuk sjellin qasje më të moderuar.

Ateizmi nuk erdhi me Iluminizmin, por ekzistonte që në Antikitet

Postuar në 21 Shkurt, 2016 16:28

Iluminizmi kreditohet për shumë arritje, përfshirë edhe për rishikimin radikal të marrëdhënies së njëriut me religjionin. Është thënë se ateizmi zë fill me këtë periudhë duke i atribuuar njerëzimit fenë si “detyrim historik”, në çdo manifestim të saj, si botëkupim të vetëm për shpjegimin e botës, përpara kësaj periudhe. Mirëpo një autor, Tim Whitmarsh, i universitetit të Cambridge, mendon se ateizmi i ka rrënjët në antikitet, në Greqinë e Lashtë, ku dokumentphen shfaqjet e tij të para. Dhe kemi të bëjmë me një Greqi politeiste, pra me liri për të zgjedhur një perëndi.

Qytetërimi “Moche” në Peru: Seksi, kontakti mes botëve

Postuar në 12 Shkurt, 2016 18:46

Në Peru, mes viteve 100 p.e.s deri në vitet 740 e.s u zhvillua një prej qytetërimeve më antike të botës. Për shkak se nuk ka të dhëna dokumentare, arkeologët i kanë quajtur Moche, ose Mochica, nga emri i lumit që kalon në rajonin e tyre. Një qytetërim që i parapriu aztekëve dhe inkasve, bujq të aftë, marinarë dhe luftëtarë, Moche janë të famshëm sidomos për rëndësinë që zinte seksi në religjionin e tyre. Sipas besimit të tyre, të vdekurit dhe perënditë e kalonin kohën duke bërë dashuri, jo për kënaqësi, më shumë sesa për të ruajtur ekuilbrin e jetës.

Izrael, ndalohet futja në kurikula e një romani. “Haaretz” shkruan për një diktaturë fetare të së djathtës dhe për një “luftë të ftohtë civile”

Postuar në 10 Janar, 2016 20:13

Situata e brendshme politike në Izrael po shkon drejt tensionimit të vazdhueshëm. Nuk është vetëm çështa palestineze, apo problemi demografik, por adoptimi i tyre si probleme, zgjidhja e të cilave ka sjellë ngurtësimin e qeverisë në pozicione që shihen si jodemokratike. Në një shkrim në të mirënjohurën “Haartez”, nënvizohet se pas formulës së kryeministrit Beniamin Netanjahu: “Unë nuk do të pranojë dy shtete brenda Izraelit”, po kalohet në një situatë që autori Roger Alpher e quan “Luftë e Ftohtë Civile”.  Premisat janë të qarta.

Subscribe to RSS - religjioni