Kur do hyjë në Shqipëri praktika aksionere?

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 19:13

Qeveria shqiptare ka vendosur që të hapë një dritare të re për investime në ortakëri me partnerë privatë në gjashtë sektorë strategjikë. Ligji për investimet strategjike rregullon kushtet juridike dhe përcakton kriteret për t’u cilësuar investim strategjik ku përfshihen sektorë si  energjeia - minera,  transporti, bujqësia, turizmi, zonat e teknologjisë dhe zhvillimit, si dhe zonat me përparësi zhvillimin ekonomik. Më disa vendime të fundit qeveria parashikon që nëse një subjekt privat do të investojë në këto sektorë në shumat e përcaktuar në ligj për t’u klasifikuar si investim strategjik, atëherë shteti mund të ofrojë kapitale të vetat. “Këto ndryshime i hapin rrugë qeverisë të investojë drejtpërdrejt në ndërtimin e hidrocentraleve, fermave bujqësore, turizëm apo në sektorë të tjerë, në bashkëpunim me privatët. Përfshirja e qeverisë mund të jetë përmes kapitalit financiar nga buxheti, apo përmes vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si toka, ndërtesa, makineri pajisje etj. Pas realizimit të projektit strategjik, shteti shpërblehet nëpërmjet pagesës së tarifave, fitimeve të realizuara, apo nëpërmjet formave të tjera të përcaktuara në kontratën me investitorin strategjik”, shkruan Top-Channel. Fjala është për ndarje aksionesh çka shteti presupozohet se e realizon edhe përmes formulës Partneriteti Publik Privat , njohur si konçesionet e shërbimeve që janë dhënë deri më tani. Mirëpo koëto konçesione që janë në thelb shërbime shtetërore që i jepen një privati për një afat kohor të caktuar në mënyrë ekskluzive,  realizojnë praktikisht transferimin er monopoleve shtetërore drejt një privati duke cenuar rëndë tregun. Themi monopol pasi shteti operon me çmime më të ulëta dhe me infrastrukturë që në shumë raste është e ngritur, kështu që dhënia me konçesion, mundet të rrisë cilësinë e shërbimit, por e vret konkurencën. Rastet e chek up, të koncesionit të dëhstuar të parkimeve, të hemodializës, të sterilizimit etj., thjesht shpërndajnë një sasi të madhe paraje publike në një dorë të vetme.

Rregulli më optimal është praktika aksionere, që sot shteti e kërkon për vete. Një praktikë e cila i lejon kujtdo që të investojë dhe të përcaktojë vlerën e aksioneve në bazë të suksesit që ka në një treg të caktuar. Qeveria e tanishme u shty larg kur këtë vit mbylli bursën e Tiranës, e cila mund të merrte një shtysë. Po kështu praktikat monetare të deritanishme kanë neutralizuar edhe një mundëis të mbetur investimesh për qytetarët, që janë obligacionet, interesi i të cilave këtë vit u barazua me inflacionin.

Mundësitë për të riaktivizuar praktikën aksionere janë pasi ka ende disa sektorë që do të kalojnë në duar të privatit. Lajmi i djeshëm i fiksimit të çmimit të energjisë deri në qershor 2016, ndërkohë që vlerësohej se OSHEE-ja ka nxjerrë me fitim sistemin pas rritjes së arkëtimeve, është as më shumë e as më pak, një sinjal se qeveria po mendon të riprivatizojë operatorin, ndonëse ka shpallur se kësaj radhe do të japë shërbimin vetëm. Qysh tani mund të pyetet: si do të veprohet në këtë sektor që klasifikohet si strategjik? Me një tender apo me një konçesion, kontrolli i të cilit mandej i transferohet Gjykatës Administrative, sipas rasteve kur ankohen qytetarët? E mira e punës e do që praktika aksionere të hyjë edhe në Shqipëri, pasi ështën një mënyrë për kontrollin e pasurive publike dhe jo konservimin e tyre për qëllime klineteliste. 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Me mire' te japin me koncension, te gjithe administraten shteterore.
Te jepen me koncension, SHBA, per 99- vjet, keto funksione shteterore :
1) Presidenti i Republikes
2) Kryeministri me gjithe qeveri, prefektura, etj.
3) Kryetari i Parlamentit, me gjithe keshillat bashkiake te rretheve.
4) SHISH
Dhe i gjithe aparati shteteror, imzgjedhur apo i emeruar
Mbas mbarimit te afatit 99- vjecar me koncension si Republike, te behet referendum qe Shqiperia t'i bahkohet vullnetarisht SHBA- ve, duke u bere shtet brenda SHBA.
Kjo, eshte e vetmja rruge per te kethyer kete vend ne normalitet.
Te filloje menjehere kjo gje. Te behet refrendum popullor, per t'ji dhene si shtet me koncension SHBA- ve qysh sot.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Gjeniale, gjeniale....Bravo Ndoc. Ke ndonje sugjerim per daten e referendumit, si thua a mund ta bejme dot para se te mbaroje 2015, apo sa te caktohen qendrat e votimit duhet ca kohe, keshtu qe po e leme andej nga Marsi i 2016, si thua ti? Dakord?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.