Ambasadori rus në Shqipëri: NATO bën mbledhje dhe nuk shikon cisternat me naftë kontrabandë të Turqisë
Ambasadori rus në Shqipëri, Alexander Karpushin nuk beson se mes Rusisë dhe Turiqsë do të ketë luftë, por marrëdhëniet nuk mund të ridimensionohen nëse Ankaraja nuk kërkon falje. "Nuk kemi marrë asnjë ngushëllim nga Turqia deri më tani, dhe nuk na është kërkuar falje"-shprehet Karpushin. Duke folur për emisionin “Diplomaticus”, ambasadori rus kritikon qëndrimin e mbajtur nga NATO lidhur me konfliktin më të fundit. “Ky koalicion ka një vit e gjysmë në Siri që gjoja lufton kundër ISIS por, cisternat e autokolonave mbete te paprekshme. Forcat Ajrore të Rusisë nuk kanë ndërmend të dobësojnë sulmet e tyre ndaj ISIS, ftoj të gjethe shtetet e tjera që t’i bashkohen kësaj nisme"-thekson ambasadori rus. Situata mes dy vendeve vijon të jetë e tensionuar dhe premisat janë që konflikti të jetë me pasoja. "Arroganca e liderëve turk nuk e qetëson aspak situatës dhe zemërimin e Turqisë. Ankaraja nuk ka paraqitur propozimet e saj për dëmshpërblim dhe ndëshkimin e fajtorëve për vrasjen e pilotit.- u shpreh Karpushin.
Add new comment