Lavdrim Muhaxheri në listat e bashkëpunëtorëve të Al-Qaidas. Muhaxheri lufton për ISIS, ndarë nga Al-Qaida më 2014-ën
Qeveria shqiptare ka marrë më datën 21 tetor të këtij viti një vendim ndryshues i vendimit në fuqi për listën e personave apo organizatave që janë financues të terrorizmit. Lista, siç thuhet në vendim, azhurnohet në përputhje me listat e konsoliduara të OKB-së dhe në emrat e shtuar figuron si person “anëtar, ose bashkëpunëtor me organizatën Al-Qaida” edhe Lavdrim Muhaxheri. Kosovari që është bërë i njohur ka hyrë më lista të tilla që në tetor 2014, por në këtë vit raportohet se është ndarë zyrtarisht edhe Shteti Islamik me organizatën Al – Qaida. Rrjedhimisht, raportimi mediatik i asaj që përfaqëson Muhaxheri me klasifikimim e tij në listat e shtetit shqiptar, nuk përputhet. Ironikisht, në Wikipedia, Muhaxheri shpallet se ka vdekur më 29 nëntor 2013(https://en.m.wikipedia.org/wiki/Lavdrim_Muhaxheri).
Add new comment