Mesazh i fortë i ambasadorit Lu: Reforma në drejtësi ka kundërshtarë të fortë
Në kulmin e debatit për reformën në drejtësi ambasadori amerikan Donald Lu dha një mesazh të fortë për riskun që ekziston që kjo reformë të dështojë. Gjatë një tryeze të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi, Lu tha se me anë të kësaj reforme nuk duhen lejuar politikanët, prokurorët e gjyqtarët e korruptuar të fitojnë. “Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar ku më të pasurit e blejnë drejtësinë”,- tha Lu. Sipas ambasadorit amerikan të korruptuarit nuk duhen lejuar të fitojnë pasi ata me shumë gjasa do ta kundërshtojnë këtë reformë. “Jemi të shqetësuar për gjykatës, prokurorë dhe politikanë të paaftë që do ti kundërpërgjigjen kësaj reforme. Ne nuk duhet ti lejojmë ata të fitojnë. Kjo është tejet e rëndësishme për këtë brez, për fëmijët nipërit dhe mbesat tuaja”. Ndërsa ambasadori gjerman Hoffman tha se është humbur shumë kohë për përmbylljen e saj. “Humbët 10 vjet mundësi për reformen ne drejtesi. Eshtë një reforme mjaft ambicioze. Kur thuhet se shqiptarët kanë probleme me reformën ne drejtësi, nuk do te thotë se nuk ekzistojnë ligjet, por në fakt duhet bërë gjithçka për të luftuar korrupsionin, prandaj ju inkurajojmë ju për të bërë atë që duhet”- deklaroi ambasadori gjerman.
Add new comment