mesazh

Trump pa protokoll edhe në Krishtlindje (Video)

Postuar në 25 Dhjetor, 2018 12:39

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë nga protokolli edhe në ditën e Krishtlindjeve. Ai dhe bashkëshortja e tij Melania iu përgjigjën pyetjeve të fëmijëve që po ndiqnin udhëtimin e Santa Claus, ku Shtëpia e Bardhë ishte në rolin e ndërlidhësit me  Komandën e Mbrojtjes Hapësinore ​​ të Amerikës së Veriut (NORAD).

Mes të vegjëlve që telefonuan ishte dhe një fëmijë i quajtur  Coleman të cilin Trump e pyeti nëse ende beson te Santa Claus-i.

Lu paralajmëron ndryshime të mëdha në Shqipëri

Postuar në 30 Shtator, 2017 12:40

Ambasadori amerikan është shfaqur jo pak optimist me situatën si po shkojnë gjërat në Shqipëri.

Në një takim me të rinjtë në Rrëshen ai foli për ndryshime të mëdha që po vijnë për vendin tonë. Duke bërë për një paralelizëm mes Kalifornisë dhe Rrëshenit, Lu kërkoi nga të rinjtë që të këmbëngulin për liritë personale, ashtu siç ndodh në SHBA.

Mesazh për kryetarin e bashkisë

Postuar në 02 Nëntor, 2016 12:12

Në Tiranë jane shpërndarë imazhe të Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që mbeti i vdekur në landfillin e Sharrës. Akuza  për Veliajn dhe mbishkrimi që shoqëron imazhet është: Censurë!

Mesazh i fortë i ambasadorit Lu: Reforma në drejtësi ka kundërshtarë të fortë

Postuar në 16 Shtator, 2015 12:13

Në kulmin e debatit për reformën në drejtësi ambasadori amerikan Donald Lu dha një mesazh të fortë për riskun që ekziston që kjo reformë të dështojë. Gjatë një tryeze të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi, Lu tha se me anë të kësaj reforme nuk duhen lejuar politikanët, prokurorët e gjyqtarët e korruptuar të fitojnë. “Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar ku më të pasurit e blejnë drejtësinë”,- tha Lu. Sipas ambasadorit amerikan të korruptuarit nuk duhen lejuar të fitojnë pasi ata me shumë gjasa do ta kundërshtojnë këtë reformë.

Shkrimtar apo shpërdorues fjale?

Postuar në 27 Gusht, 2015 22:54

Kur më sugjeruan të jepja ndonjë mesazh për ngjarjet e fundit, u çudita ca. Të jap mesazh? E pse? Se je shkrimtar, e fjala jote ka peshë.

Çfarë thua more, kush e peshoi?! Pastaj me çfarë peshoreje se?

Subscribe to RSS - mesazh