Lu paralajmëron ndryshime të mëdha në Shqipëri
Ambasadori amerikan është shfaqur jo pak optimist me situatën si po shkojnë gjërat në Shqipëri.
Në një takim me të rinjtë në Rrëshen ai foli për ndryshime të mëdha që po vijnë për vendin tonë. Duke bërë për një paralelizëm mes Kalifornisë dhe Rrëshenit, Lu kërkoi nga të rinjtë që të këmbëngulin për liritë personale, ashtu siç ndodh në SHBA.
“Ndryshime të mëdha po vijnë për Shqipërinë. Unë besoj fuqimisht se Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian në dekadën e ardhshme. Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetojnë si qytetarë të plotë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE. Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë"- theksoi ambasadori amerikan.
Diplomati amerikan la të kuptohet se ata që do qeverisin vendin në të ardhmen duhet të maten me të tjera standarde të demokracisë dhe të përgjigjen pér shpenzimet e luksit. "Ju këmbëngulni për liritë personale, siç ndodh në SHBA. Është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj. Dhe kur qeveria ju tregon se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si ata janë duke paguar për ndërtesat e tyre qeveritare, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre të huaj”- deklaroi Lu.
Add new comment