shitje
Studio hollivudiane MGM del në shitje për 5 miliardë dollarë
Studio hollivudiane e produksionit, Metro Goldwyn Mayer-MGM, firmën e së cilës mbajnë filma si "James Bond" dhe "Rocky", është në shitje me një çmim prej më shumë se 5 miliardë dollarë.
MGM ka qenë në bisedime për shitje disa herë gjatë viteve të fundit, së fundmi në janar kur u zhvilluan bisedime paraprake me Netflix dhe Apple ndër të tjera, por pengesë doli çmimi.
China Everbright në negociata për blerjen e Rinasit
China Everbright është kompania që po negocion për të blerë Tirana International Airport (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Emri i kompanisë është konfirmuar për Monitor nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA, Z. Rolf Castro-Vasquez. Ai pohon se është kompania mëmë e TIA që po zhvillon negociatat dhe në shitje është vetëm biznesi në Shqipëri. Ishte një moment i mirë për të shitur dhe kishte kërkesa, ndaj kompania mëmë vendosi të hyjë në negociata për shitje.
Del në shitje “Kryevepra e Aristotelit”, një manual seksi i shekullit të 17-të
Një manual seksi, titulluar “Kryevepra e Aristotelit” ka dalë në shitje. Ky libër, u publikua në vitin 1684 dhe u cilësua asokohe libri më i pistë. I plotësuar me grafite erotike, ka kaluar dorë më dorë përgjatë shekujve dhe pritet të dalë në shitje muajin tjetër për 10 mijë-15 mijë stërlina. Manuali ka grafite erotike ku përzihen të dhëna për seksin, elementë supersticiozë, gjenitalet, të mirat e martesës etj..
http://en.protothema.gr/a-rare-17th-century-western-sex-manual-to-be-auc...
INSIG në shitje
Ditën e hënë, qeveria do të shpallë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderin për privatizimin e kompanisë së vetme shtetërore në tregun e sigurimeve INSIG. Vlera me të cilën shteti po e shet INSIG-un është 15 milion euro, por kjo nuk do të jetë definitive.
Në një Intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, thotë se pavarësisht vlerës, rëndësi do të ketë plani i investimeve dhe eksperienca e kompanisë në këtë treg. Por përse vlera e kompanisë është në rënie? Që nga viti 2008, kur ajo u nxor në shitje, vlerësimi shkonte ne 40 milion euro.
Pronat publike, shteti nxjerr në shitje 1570 objekte jo strategjike
Ministria e Ekonomisë ka bërë gati për shitje 1570 objekte ish shtetërore në të gjithë vendin. “Monitor” shkruan” se pas një inventari të ish objekteve publike që nisi menjëherë pas shtatorit 2013, janë evidentuar ish pronat shtetërore më rëndësi jo strategjike që do të dalin në shitje. Objektet janë ish ndërmarrje shtetërore jashtë funksionit dhe shtrihen në të gjithë vendin.
Firma kineze nxjerr në shitje derrat gjenetikisht të modifikuar
Koncepti i blerjes së kafshëve shtëpiake me gjene të porositura, së shpejti mund të bëhet realitet. Instituti i Genomics në Pekin ka bërë të ditur planet për të shitur derra të modifikuar gjenetikisht, ADN-ja e të cilëve do t’i mbajë ata të vegjël, në një peshë modeste prej 31 deri 44 paund.
Mesazh i fortë i ambasadorit Lu: Reforma në drejtësi ka kundërshtarë të fortë
Në kulmin e debatit për reformën në drejtësi ambasadori amerikan Donald Lu dha një mesazh të fortë për riskun që ekziston që kjo reformë të dështojë. Gjatë një tryeze të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi, Lu tha se me anë të kësaj reforme nuk duhen lejuar politikanët, prokurorët e gjyqtarët e korruptuar të fitojnë. “Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar ku më të pasurit e blejnë drejtësinë”,- tha Lu. Sipas ambasadorit amerikan të korruptuarit nuk duhen lejuar të fitojnë pasi ata me shumë gjasa do ta kundërshtojnë këtë reformë.
“Der Spiegel”: Rritje e ndjeshme e shitjes së armëve nga Gjermania
Sipas revistës “Der Spiegel”, sasia e eksportit të armëve të autorizuara nga Gjermania ka regjistruar një rritje të fortë që prej fillimit të vitit, kryesisht në drejtim të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore. “Shitjet jashtë vendit të materialeve ushtarake të autorizuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë mes janarit dhe qershorit përfaqëson një vlerë prej 6.35 miliardë eurosh, ose rreth vlerën totale të vitit 2014”, shkruhet në të përjavshmen gjermane, e cila bazohet në një përgjigje të dhënë nga qeveria për një deputet të opozitës.