neni 88
Entuziast që Rama nuk pranoi propozimin e PD për reformën, por nuk do as zgjedhje te parakohshme
Shumë entuziast për injorimin që mazhoranca i bëri propozimit të Partisë Demokratike për nenin 88 të Venecias, kryetari i opozitës u shfaq para mediave për t’i komunikuar publikut se Edi Rama nuk e pranoi ofertën e opozitës për formulën e zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Ai tha se ky propozim i është bërë mazhorancës që në 24 Qershor, por ende opozita nuk ka marrë asnjë përgjigje. PD propozon komision Ad Hock me 12 anëtarë, 6 të opozitës dhe 6 të mazhorancës, secili deputet.
Dule deklaron votën kundër Reformës në Drejtësi
Në kohën kur nga partnerët ndërkombëtarë vijnë sinjale që deputetët të votojnë në mënyrë të pavarur për reformën në drejtësi,mazhoranca humbet një tjetër votë të ish-aleatit të saj. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule doli me një deklaratë për shtyp ku përveçse inkurajoi dialogun kërkoi që mazhoranca të plotësojë kërrkesën e opozitës për nenin 88.