arn

Jeta erdhi nga uji i shiut

Postuar në 01 Shtator, 2024 16:38

Uji i shiut mund të ketë ndihmuar strukturat e hershme të ARN-së të zhvillohen në protoqeliza duke formuar barriera mbrojtëse rreth tyre, për t’i hapur më pas rrugën evoluimit të tyre në forma komplekse të jetës.

Një studim i kryer nga Shkolla Pritzker e Inxhinierisë Molekulare e Universitetit të Çikagos (UChicago PME), Departamenti i Inxhinierisë Kimike të Universitetit të Hjustonit dhe Departamenti i Kimisë së UChicagos ka arritur në këtë përfundim.

Një hap më pranë jetës së krijuar në laborator

Postuar në 12 Mars, 2024 21:42

Sipas një teorie të diskutueshme, jeta filloi kur ARN-ja nisi të riprodhohej spontanisht. Tani studiuesit pretendojnë se e kanë përsëritur një pjesë të këtij procesi në një laborator.

Në intervista me Washington Post, shkencëtarët thonë se kanë krijuar një molekulë ARN-je që ka bërë kopje të llojeve të tjera të ARN-së, e cila i afron ekspertët e saj gjithnjë e më shumë për të krijuar kushte për jetën e hershme të Tokës në një laborator.

Një ngjarje e rrallë evolucioniste detektohet në laborator. Kuptohet një rol i ri për intronet

Postuar në 25 Maj, 2016 21:17

Kërkues të universitetit Austin në Teksas të ShBA, kanë zbuluar dhe ndoshta kanë zgjidhur një nga pikëpyetjet më të mëdha të evolucionit që lidhet me intronet. Këto të fundit janë sekuenca të pakodueshme të ADN-së të ndodhura brenda geneve, që shumohen në një genom. Rezultati i jep përgjigje pyetjeve themelore për evolucionin e specieve të reja dhe sipas autorëve ai mund të zgjerojë kuptimin që kemimpër shkaqet e sëmundjeve të tilla si kanceri.

Subscribe to RSS - arn